Mjeku flet për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi jetën nga COVID-19: Kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti…

477
Sigal

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, që drejton një nga pavionet e spitalit COVID-19 në Tiranë ka folur për situatën në vend dhe pacientët që ndodhen në Infektiv të prekur nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24 Harxhi është ndalur tek rasti i 43-vjeçarit nga Kavaja që humbi jetën sot.

NOA

Ai tha se përveç faktit që ishte pak mbipeshë nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën.

Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm.

Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj çedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i undit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.