Itali/ Dy shqiptarë kapen me 3 kg her.oinë, do fitonin 200 mijë euro

89
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Cosenza të Italisë, pasi në momentin e arrestimit u është gjetur një sasi prej 3 kilogramë heroinë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në komunën e Roseto Capo Spulico, policia ndaloi makinën e tyre në autostradë dhe patën dyshime për shqiptarët.

Përballë deklarimeve të dyshimta lidhur me vendin nga ishin nisur dhe destinacionin e tyre si dhe nervozizmin e shfaqur, policia kreu kontrollin e imtësishëm në mjet ku fillimisht u zbulua 1 kilogramë e 350 gramë heroinë.

Hetimet e mëtejshme të policisë zbuluan se një prej shqiptarëve kishte precedentë të shumtë kriminalë, ndaj efektivët kryen një kontroll në banesës së tij.

Me të mbërritur në banesë, policia gjeti të fshehur dhe 1 kilogramë e 550 gramë heroinë, 15 gramë hashash si dhe materiale për ndarjen dhe paketimin e heroinës.

E gjithë lënda narkotike e gjetur, me vlerë tregu shkon mbi 200 mijë euro. Ndaj shqiptarëve të arrestuar hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin dhe bashkëpunëtorët e tyre.