Kandidatet e LSI në Vlorë: Forca e të rinjve vlonjatë do ta shporrë Rilindjen bashkë me Damian Tërmetin, bandat e “Astirit” dhe çimkat e tyre

344
Sigal

Kandidatet e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimi dhe Anxhela Shenaj kanë shpërndarë një videomesazh të përbashkët për të ftuar vlonjatët të votojnë për vajzat e Vlorës.

Më tej, Myslimi dhe Shenaj shprehen se “forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora, bashkë me Damian Tërmetin, bandat e “Astirit” dhe Çimkat e tyre, dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill“.

Postimi i plotë në Facebook: 

Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament! LSI🌹 FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!
Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora, bashkë me Damian Tërmetin, bandat e “Astirit” dhe Çimkat e tyre, dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill.
Mos votoni për ata që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.
Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!
Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament!
LSI🌹 FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!

VOTONI LSI!🌹 VOTONI NUMRIN 6!