Monika Kryemadhi: Më 25 prill, urugani i votave për ndryshim shkul njëherë e mirë Rilindjen nga Shqipëria

277
Sigal

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, urugani i votave për ndryshim shkul njëherë e mirë Rilindjen nga Shqipëria. LSI në qeverisje garanton punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, taksa të ulta, konkurencë të ndershme në tregun e punës

Dje kryetarja e LSI Monika Kryemadhu u takua me banorë dhe fermerë në Topojë të Fierit. Kryemadhi tha se “Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi.”

Ti japim Shqipërinë të rinjve

Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë, të cilëve me LSI në qeverisje do t’u garantohet punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mirë.

Flamuri i kuq i LSI do të reflektohet në votë masive

Kryemadhi nga mitingu në Kamzë: Zona u diskriminua nga Rilindja

Duke publikuar një video nga takimi elektoral në Kamzë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thekson se në këtë zonë do të ndërtohet një spital dhe shton se Rilindja e ka diskriminuar bashkinë e Kamzës. Monika Kryemadhi: Flamuri i kuq i LSI do të reflektohet në votë masive për vlerat dhe angazhimet tona. Në Kamëz do të ketë një spital që t’i shërbejë të gjithëve qytetarëve të kësaj bashkie të diskriminuar nga Rilindja.

Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat e çdo shqiptari!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!