E tepron Edi Rama me kërkesën për dialog: Ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose…

474
Sigal

Kryeministri Edi Rama duket se e ka tepruar me postimet e tij në rrjetet sociale dhe me kërkesën për dialog me studentët, në një kohë që këta të fundit e kanë thënë qartë se në rast se nuk do të përmbushen 8 kërkesat e tyre nuk do të ketë asnjë dialog.

Së fundi ai ka bërë një tjetër postim në Instastory, ku citon një thënie të Eleanor Roosevelt.

”Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”, shkruhet në foto.