Policia e shtetit me një sjellje kriminale, ndaj qytetarëve protestues të Kërçishtit të Sipërm në Maqellarë, Dibër!
Që prej orëve të para të mëngjesit, banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Maqellarë, janë ngritur sërish në protestë, duke bllokuar mjetet e punës së kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi, që shfrytëzon burimet ujore të këtij fshati. Pas disa orë qëndrimi në rrugë, forca të shumta Policie, shoqëruan disa prej banorëve në komisariat dhe duke i shpërndarë forcërisht të tjerët.
Policia pak ditë më parë, dërgoi në Prokurori, të gjithë kryefamiljarët e fshatit Kërçisht i Sipërm, nën akuzën për kundërshtimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës, me qëllim moslejimin e ndërtimit të ujësjellësit.