Edhe Rama në përgjimet e SKY ECC? Gazetarja holandeze: Diçka e madhe po ndodh. Ja çfarë zbuluan hetimet

39
Sigal

Televizioni publik belg, VRT, i ka bërë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, i cili prangosi disa elementë të rëndësishëm të krimit dhe drejtësisë në vendin tonë.

Televizioni raporton se ky operacion erdhi falë faktit se Belgjika ia doli dy vjet më parë që të deshifronte mesazhet e dërguara në sistemin SKY ECC. Ky dekriptim ka arritur të çojë pas hekurave qindra kriminelë në mbarë botën.

Në Shqipëri, duket se sa kanë nisur hetimet e bazuara tek përgjimet e deshifruara. Televizioni raporton se në Shqipëri, krimet janë kryer nga zyrtarët qeveritarë, oficerë të lartë të policisë dhe një prokuror, çka minon funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës.

Pra, akuzat nuk janë më pak se: vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, trafik narkotikësh, anëtarësim në një organizatë kriminale, etj.

Gazetarja holandeze, Marjolein Koster, e cila e njeh mirë Ballkanin, ka folur për televizionin belg.

“Po, diçka e madhe po ndodh. Megjithatë do të duhet të shohim se cilat do të jenë pasojat. Nga njëra anë mund të thuash: Shqipëria po punon për këtë, nga ana tjetër do të duhet të shohim nëse edhe ata do të ndëshkohen efektivisht”.

Shqipëria ka plane për t’u anëtarësuar në BE dhe këto gjëra nuk ndihmojnë. “Duhet ende shumë për të bërë përpara se ata të jenë në përputhje”.

Sipas Koster, ka edhe shumë ndërvarësi mes këtij lloj kriminaliteti (drogës) dhe politikës.

“Sidoqoftë, ka ndërvarësi në nivel lokal dhe rajonal dhe ka dyshimë se kjo luhet edhe në nivel kombëtar,” thotë ajo.

Për kryeministrin Edi Rama, p.sh, pyet televizioni. “A ka kaluar ai miliona te grupet kriminale? Një hetim dy vjet më parë tregoi se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës. Kundërshtarët e tij thonë se ai duhet ta ketë ditur për këtë. Por përderisa nuk ka dënime, kjo nuk është e sigurt,” thotë gazetarja.