“Reforma në Drejtësi”, Yuri Kim: Jam angazhuar personalisht për ta promovuar

258
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaron se SHBA-të e mbështesin plotësisht reformën në drejtësi dhe aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Në një mesazh të dhënë sot në aktivitetin e USAID “Drejtësi për të gjithë” dhe të shpërndarë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, ambasadorja Yuri Kim thekson se është e angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të SHBA për të promovuar reformën në drejtësi si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët.

“Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”,- tha Ambasadorja Yuri Kim sot gjatë Aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë”, i cili shënoi përparimet në reformën në drejtësi.