Turku: Prioritet i bashkisë në 4 vitet e ardhshme, periferia dhe zonat rurale

469
Kandidati për kryetar i Bashkisë Elbasan, Ardjan Turku i zgjedhur nga PD, ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit të Shushicës dhe Gjergjanit, që i bashkohen bashkisë së re të qytetit. Duke iu drejtuar banorëve kandidati Turku ka theksuar edhe njëherë faktin se “ do të bëjë maksimumin, për të përmirsuar jetën e këtyre banorëve, kryesisht në projektet infrastrukturore dhe në shërbimet që do të ofrojë bashkia e Elbasanit”.
Ai ka shtuar se “ nuk do të bëjë asnjëherë premtime boshe”, por ka garantaur banorët se prioritet i bashkisë në 4 vitet e ardhshme, do të jenë periferia dhe zonat rurale, atje ku dhe nevojat e njerëzve për investime janë emergjente.
Më pas Turku ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Gjergjan Ridvan Bode, i cili ka bere thirrje banorëve të distancohen nga modeli aktual i qeverisjes së bashksië Elbasan, nga kreu i saj dhe kandidati për një mandate të tretë Qazim Sejdini. Ndërkohë kandidati Ardjan Turku u ka bërë thirrje banorëve ti bashkohen votës së qytetarëve të Elbasanit, që tashmë kanë refuzuar modelin e kreut aktual të bashkisë.
Sigal