Banka Qëndrore greke paralajmëron: Po dalim nga Eurozona dhe BE

529
Sigal

Banka Qendrore e Greqisë ka paralajmëruar qeverinë se pa arritje e një marrëveshjeje me kreditorët ndërkombëtarë brenda fundit të muajit, vendi rrezikon të dalë nga eurozona dhe me shumë gjasa edhe nga Bashkimi Europian.
Në raportin më të fundit të publikuar, Banka Qendrore thekson se marrëveshja ka tashmë një rëndësi historike, pasi dalja nga zona euro vetëm sa do të thellonte krizën në vend, dhe do ta kthente Greqinë thjesht në një shtet të varfër në jug të kontinentit.
Në raport theksohet gjithashtu se që prej muajit tetor, rreth 30 miliardë euro janë larguar nga sistemi banker grek, kryesisht për shkak të zhvendosjes së kapitalit financiar, por edhe nga tërheqjen e parave cash nëpër bankomate dhe degë bankash.
Ndërkohë, një zyrtar europian citohet nga agjencitë prestigjoze të lajmeve se për Greqinë nuk është përjashtuar mundësia e skenarit qipriot, ku në 2013 u vendosën kufizime mbi tërheqjen e parave nga bankat ndërsa depozitat me mbi 100 000 euro u bllokuan.