Protesta, PD në shesh:Rama ik! Nuk duam qeveri trafikantësh

412
Sigal

TIRANE-  Për herë të tretë nga koha kur erdhi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha del në protestë për të kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë ku u kap një avion i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.  Në të njëjtën kohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare, ndërsa protestuesit e ndjekin atë nga ekranet e vendosura ku zhvillohet protesta. Protestuesit ndodhen para Parlamentit me pankarta në duar kundër qeverisë Rama, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Parlamentit, ku pritet të qëndrojnë nëse u lejohet të mbajnë 3 minuta fjalë për të folur mbi trafikun e drogës në vend, diskutim i cili nuk është pëfshirë në rendin e ditës. Nëse nuk u lejohet fjala mbi këtë diskutim, deputetët do të dalin në protestë, ku pritet të mbajë fjalën lideri demokrat Lulzim Basha, në podiumin e ngritur para Parlamentit. Para ambjenteve të Parlamentit, veç mbështetësve të Partisë Demorkatikëve dhe qytetarëve, janë mbledhur edhe drejtuesit e furgonëve 8+1, nëpunësit e larguar nga puna, ish-policët e të tjerë. Ndërsa për të ndjekur protestën nga afër dhe mbarëvajtjen e saj, në terren ndodhet edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.  Protesta ishte paralajmëruar nga krerët e PD gjatë kësaj jave, ndërsa kreu i kësaj force politike Lulzim Basha zhvilloi para dy ditësh një mbledhje me vendorët e PD për koordinimin e protestës.  Gjithashtu opozita ka bojkotuar gjatë këtyre ditëve të gjithë komisionet parlamentare.

DEPUTETET E PD: RAMA IK!

Ndërkohë deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë përkohësisht nga salla e Kuvendit për të përshëndetur protestuesit.

Deputeti i PD, Aldo Bumçi u shpreh se ata do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

“Ju e korrët fitoren e parë. Rama dhe Meta kanë frikë të nisin seancën parlamentare prej jush, prandaj kanë 1 orë që nuk e nisin se nuk duan të përballen me të vërtetën. Por ne do i shkojmë kësaj ccështje deri në fund, deri në largimin e Ramës.” tha deputeti Bumçi

Ndërsa deputeti Gent Strazimi tha se PD do të kërkojë zbardhjen e së vërtetës për ngjarjen e Divjakës.

“ Kemi dalë këtu si përfaqësues të PD por aty jemi zëdhënësit tuaj. Do të kërkojmë të vërtetën dhe asgjë nuk shpëton nga e vërteta. Jemi këtu për t’ju garantuar, për të ngritur zërin në emër tuaj, se nuk pranojmë të qeverisemi nga një qeveri narkotrafikantësh. Ky është vetëm fillimi, fitoren e parë e korrëm.” tha Stazimiri

MASAT E POLICISË PËR PROTESTËN
Policia e Tiranës ka marrë masat për protestën e Partisë Demokratike, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën George W.Bush para parlamentit ku zhvillohet protesta. Sipas policisë, rruga do të bllokohet për dy orë, nga ora 10:00 dhe në 12:00.

“RRËZOHET” PD PËR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME,  “DROGA” JO PJESE E DISKUTIMEVE
Kuvendi ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një séance të jashtëzakonshme për çështjen e trafikut të drogës. Në seacën e sotme plenare nuk është parashikuar diskutim për trafikun e drogës në vend.

“Ne dorëzuam kërkesën për zhvillimin e një seancë të jashtëzakonshme në parlament. Por në këtë rast kemi të bëjmë më një ngjarje të jashtëzakonshme, ndaj parlamenti duke qenë se është institucioni më i lartë dhe opinioni publik është i fokusuar në çështjen e trafikut të drogës, madje dhe nga vetë ndërkombëtarët. Por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi”- është shprehur Paloka.

Rendi i ditës në seancën e sotme parlamentare
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 08.05.2014.
2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar”.
3. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013″.
5. Projektvendim “Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
– Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

DY PROTESTAT E OPOZITES
Protestën e parë kreu i PD-së, Lulzim Basha e zhvilloi menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në tubimin para kryeministrisë në 11 nëntor të vitit të shkuar, Basha kërkoi menjëherë marrjen e përgjegjëgjësisë nga qeveria për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale në Korçë. Vetëm 3 muaj më vonë në në 23 vjetorin e vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, opozita u mblodh sërish në shesh për të këkruar rrëzimin e qeverisë duke e krahasuar me një diktaturë të kohëve moderne.