Protesta, Bumçi: Ja vendimi i fundit

235
Sigal

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi se nesër do të ketë një mbledhje Kryesie të Partisë Demokratike, ku do të diksutohet për datën e protestës.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bumçi u shpreh se korruptimi i ish-zyrtarit të FBI-së nga kryeministri Edi Rama, tregon se vendi ka kaluar në monizëm.

“Shqipëria sot është realisht në një moment kritik, jo se e themi ne, por e tregojnë të gjithë treguesit. Më i rëndësishmi është braktisja e vendit. Përballë këtij kalbëzimi, duke marrë parasysh edhe skandalin e fundit, ku kryeministri ka korrptuar zyrtarin e FBI-së për të goditur opozitën, tregon se kjemi të bëjmë me monizëm. Data do merret. Ne kemi një mbledhje Kryesie nesër. Do diskutojmë për këtë gjë, padyshim. Kjo është çështja kryesore. Kjo shoqëri, pas 32 vitesh demokraci nuk mund të pranojë më një diktator të ri”, theksoi ai.