Balluku njofton aksion “me dorë të hekurt” ndaj taksistëve të palicensuar

295
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga nesër, policia do të nisë një aksion kundër taksive të palicensuara. Ministrja Belinda Balluku, gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor, paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.  “Policia e Shtetit, duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me ‘grusht të hekurt’, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”, tha ministrja.

Kujtojmë që shumica e taksistëve që janë në detyrë janë ish-punonjës policie, ku operojnë në zona që mungon kontrolli. Çmimet e kripura që vijojnë nga pesë ose gjashtë dollarë për 2-3 km, nuk i vënë re askush, teksa rëndojnë xhepin e qytetarëve.