Dr. Zekri Palushi: Ndërsa Amerika teshtin, Edi Ramën e zë gripi

194
Sigal

Dr.Zekri Palushi
Ish-Këshilltar i Kryeministrit A.Meksi

Nuk kam ndërmend që të zgjatem në këtë shkrim, për t’ju treguar atë që tashmë e dimë të gjithë, jo vetëm ne, por e gjithë bota, -me përjashtim të qeveritarëve socialistë, dhe megafonëve të tyre, që fatkeqësisht kanë infektuar shumicën e mediave të vendit. Përveç çfarë deri më tani është publikuar në shtypin shqiptar, do të shtoja që Charles McGonigal, i cili akuzohet për pagesa ilegale prej oligarkut Rus, dhe ish-spiunit shqiptar. Ai gjithashtu lidhet edhe me Hunter Biden, nëpërmjet një investigimi për Chi Ping Patrick Ho nga FBI.

Chi Ping Ho, u arrestua vetëm pas pak javësh nga koha e arritjes së një marrëveshje prej një milion dollarësh, ku Hunter Biden do të jepte këshilla në lidhje me ligjet Amerikane…! Menjëherë pas arrestimit, Hu i telefonoi xhaxhait të Hunter, James Biden, (vëllait të Presidentit Joe Biden), i cili, në 2018, i tha New York Times, se ai besonte që Ho, ndoshta donte të kontaktonte nipin e tij, pra Hunter-in, e kështu, ai i dha informacion kontaktimi! Po kështu, ka diçka të përbashkët në mes të Hunter Biden, dy vajzave të Joe Biden, -Finnegan dhe Maisy, me Pamela McGonigal, (gruaja e Charles), dhe “Charlies”, vajzës së Charles McGonigal).

Ndërsa  Dan Bongino, në shown e tij analizon: “Ç’farë Soros, Biden, Partia Komuniste Kineze, dhe Karteli Sinaloa janë duke bërë në Shqipëri? (What were Soros, Biden, the ÇP and Sinaloa Cartel doing in Albania?), është një analizë e shkurtër, ku ndër të tjera thuhet se Antony Blinkën, veprimin e parë që mori menjëherë pas marrjes së detyrës ishte sanksionimi i ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës, një aleat anti-komunist i presidentëve Bush, (të vjetër, e të ri). Po kështu ai i referohet Fox News, 4 prill 2018, duke cituar se “Departamenti i Shtetit Obama, ka përdorur paratë e taksa-paguesve për të financuar aktivitetet politike të grupit të Soros-it në Shqipëri. Ndërsa, në lidhje me kartelin Sinaloa, ai citon euroneës, që thotë se, sipas medias Meksikane, karteli Sinaloa është i lidhur me mafien Shqiptare, dhe zbulon edhe emrat. Të dashur bashkatdhetarë, po ju kujtoj edhe njëherë thënjen e malësorëve në rast fatkeqësish: “Mos ju raftë me e harrue” në këtë rast, kjo do të kishte qenë ngushëllimi më i mirë për të gjithë Kombin tonë! Por fatkeqësisht, kjo ngjarje thellësisht e turpëshme, e gatuar në zyrën e kryeministrit tonë, të kthyer në një qendër korrupsioni kombëtar, e ndërkombëtar, po na bën të harrojmë të gjitha vuajtjet dhe poshtërimet e deri-tanishme, të bëra ç’do ditë, për gjatë këtyre 10 viteve, brenda për brenda. Këtë ngjarje me një përmasë kaq të madhe, nuk mund ta fshehim më: Ajo ka marrë jehonë në të gjithë botën.

Një jehonë të zezë, që turpëron e poshtëron çdo shqiptar, me përjashtim të Edi Ramës, Këshillit të Ministrave, dhe të gjithë ata gazetarë, analistë, e opinionistë, që jo vetëm që s’ndjehen të turpëruar, por shpesh herë duan ta bëjnë si asgjë, ose ta paraqesin, ndoshta edhe si një ndihmë të Edi Ramës, ndaj SHBA-së! Kjo ngjarje, është një skandal i jashtëzakonshëm, që e ve Shqipërinë dhe kombin tonë, në qendër të vemendjes botërore, prandaj, në këtë rast, pajtohem plotësisht me këshillën e mikut tim të nderuar Frank Shkreli, të thënë në shkrimin e tij me titull: “Thikë m’u në zemër të marrëdhënjeve Shqiptaro-Amerikane”, të botuar në numrin e djeshëm të gazetës ‘Telegraf’, me të cilën, vë në dukje tendencën tuaj, për ta trajtuar këtë akt kriminal si një “soap opera”, (një term me origjinë nga radio-dramat, ku aktorët përqëndrohen në dialogje dhe jo veprime, e që sponsorizohen nga fabrikat e sapunit). Për mendimin tim, edhe më keq, edhe më i turpshëm dhe më poshtërues se veprimi klasik mafioz i kryeministrit Edi Rama, dhe ish sigurimsit në kohën e komunizmit, Agron Neza, është prerja në besë e këtij amerikani, -që i shkreti, ndoshta kishte dëgjuar më parë për karakterin burrnorë të shqiptarëve, -ndoshta kishte dëgjuar për Kanunin e Lek Dukagjinit, mbi Besën e shqiptarëve, nuk mendoi shumë, dhe ra në kurthin e tyre.

Charles McGonigal, turpëroi vehten moralisht, dhe profesionalisht, turpëroi FBI-në, turpëroi Departamentin e Shtetit Amerikan, turpëroi Amerikën, dhe e vuri atë në rrezik. E njëherësh, turpëroi të gjithë kombin tonë, ku tani e mbrapa, në sytë e botës, do të njihemi si “besë-prerë”. Me këtë shkrim, unë kurrsesi s’dua që të justifikoj sjelljen mafioze të McGonigal, por ama, shanset më të mëdha janë që ai me naivitetin e një perëndimori, -në rrethana që s’i dimë akoma, të ketë ra prehë e Agron Nezës, dhe Edi Ramës, – që të dy, fëmijë komunistësh. Ndoshta, McGonigal, edhe sot s’e di se komunistët, për të mbrojtur “idealet” e tyre, s’njohin besë, s’njohin fe, dhe s’njohin atdhe. Një problem që më shqetëson, është ai që: si shifet, kjo lojë mafioze, me konfliktime katastrofike, luhet me lojtar të ndryshëm internacional, dhe një prej tyre, është edhe Hunter Biden. Ndërsa gjygji i McGonigal, do të zhvillohet në shtetin e Kalifornisë, me governator demokrat, dhe gjyqtar sorosjan!!! Megjithatë, le të shpresojmë se në këtë rast, gjyqtarët amerikanë, do të dalin mbi interesat personale të implikuarve, dhe se drejtësia shqiptare, dhe organet kompetente, do të marrin në hetim, e gjykim urgjent Edi Ramën, ndryshe populli shqiptar, dhe i gjithë kombi ynë, duhet të protestojnë të vendosur, për të përmbysur këtë sistem mafioz, për t’u shkëputur sa më shpejt prej tij, dhe t’i tregojë popullit mik amerikan, se Edi Rama, nuk është as përfaqësues i popullit shqiptar, dhe as përfaqësues i vlerave morale kombëtare.