Spektakël në Durrës, Erzeni mposht 3-2 Vllazninë dhe e parakalon në renditje

114
Sigal

Erzeni ka thyer Vllazninë në “Niko Dovana”, me shifrat 3-2. Ndeshja nis malore për shkodranët, pasi e pësojnë në minutën e dytë pas një autogoli të Smajlit.

Shijakasit do gjenin golin e dytë në minutën e 34-të, Nonato realizoi, me të besuarit e Josës që nuk ndjekin aksionin (një top i nisur nga gjysma e fushës) pasi mendojnë se është offside.

Vllaznia zgjohet në pjesën e dytë me Malën, pas një rrëmuje në zonë, Mala dërgoi sferën në rrjetë.

Djemtë e Kapllanit vulosin përfundimisht fatin e ndeshjes në minutën e 76-të, me golin e Patrick Nonato, i dyti personal në këtë takim. Goli i Jonuzit në fund nuk do ndryshonte asgjë, pasi nuk premtonte. Vllaznia është e katërta, Erzeni renditet një pozicion më mirë.