Petrit Vasili: Drejtësia në kaos, e kapur dhe zhgënjyese, duhet zgjidhje dhe jo propagandë!

200
Sigal

Në të gjitha nivelet e drejtësisë sundon kaosi,ç’organizimi, inefiçienca e demoralizimi.

Kjo situatë ka cënuar në themel rolin fondamental të drejtësisë në sigurinë publike dhe atë individuale.

Pandëshkueshmëria e qeverisë dhe e krimit të lidhur me të mbretëron falë kësaj drejtësie të tronditur në themel.

Mosbesimi i opinionit publik është në nivele kritike.

Asnje gjykatë e çdo niveli nuk është e plotësuar dhe me mungesa kritike.

Problemet, që rëndohen janë të qarta dhe pranohen nga vetë drejtuesit e institucioneve.

Në total nëpër gjykata janë dhjetra mijëra çështje, që janë në mëshirë të fatit dhe të pamundësisë për tu trajtuar si dhe rrezikut të cilësisë së dobët të drejtësisë.

Duhen zgjidhje dhe jo më arrnime antikushtetuese, që vijnë nga qeveria dhe që zhbëjnë totalisht reformën në drejtësi.

Arnat po e kthejnë reformën në një rreckë ku s’gjendet më gjëkundi Reforma e miratuar në 21-22 korrik të 2016 me 140 vota dhe me mbështetjen e Komisionit të Venecias.

Boll më me propagandë.

Duhen zgjidhje të vërteta për një drejtësi të vërtetë.