Propaganda rilindase/ Braçe e do në burg, PS e vendos në krye të Këshillit bashkiak

837
Sigal

Është konstituuar sot këshilli bashkiak i Sarandës, në krye të së cilit u zgjodh Asaf Stroka. Socialistët kanë zgjedhur në krye të këshillit personin që zv/kryeministri Erjon Braçe e denoncoi publikisht pesë ditë më parë.

Asaf Stroka ishte kryetar i Përmbarimit të Sarandës që urdhëroi AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje mishi ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe frutash deti të skaduara.

Ishte Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD-së e cila e denoncoi e para faktin e show rilindas.

‘Zv/Kryeministri që ka marre flamurin e mbrojtjes se interesit publik dhe po iu ‘jep dërrmën’ gjithë kundërvajtësve te vegjël e te mëdhenj, ka denoncuar para pak ditësh një gjyqtar dhe një përmbarues nga Saranda.

Sipas Braçes, përmbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit te mallrave te vendosur nga AKU për mallra ushqimore te skaduara apo me probleme te tjera.

Përmbaruesi qe ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës.

Pra, e gjitha është show’, shkruan Meçorapaj.

Image

Ja çfarë shkruante Braçe më 1 gusht për këtë ngjarje:

‘Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?!

Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?’ 

 ‘Boll më!’,- në këtë mënyrë e mbyllte reagimin Braçe.

Por pesë ditë pas kërkesës së zv/kryeministrit Erjon Braçe për kallëzim penal, Asaf Stroka emërohet në krye të këshillit bashkiak Sarandë me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste.