Pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

548
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pronarë që janë aksionerë të inceneratorëve po krijojnë një kompani të re në Tiranë.  “CNA.al” ka mundur të sigurojë informacion nga burime zyrtare dhe më pas edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku tregohet qartë ortakëria e re e disa pronarëve të medias  dhe  Stela Gugallën, e cila  siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit.  Stela Gugallia është nëna e dy fëmijëve të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos tek kompania “Em Capital Grup” me qendër në Bullgari.  Stela Gugallia, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpunëtorë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan, 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro. Ortakëria e re e kompanisë që krijohet në Tiranë nga aksionerët e inceneratorëve, sipas dokumentit të mësipërm në datën 12 prill 2021, pra një muaj e gjysëm më pare, QKB ka rregjistruar kompaninë “KUDOPAY”. Kompani e cila ka administrator Denis Rodin, një ish- punonjës i “Raiffeisen Bank”. Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra të shumë njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e femijëve të Mirel Mërtirit, një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.

Kompania e tretë inceneratore

“KUDOPAY” është kompania e tretë në skemën e ortakërisë të inceneratorëve. E para është “EM Capital” e krijuar në Bullgari, ku  67% të aksioneve i ka Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. E dyta është “Valtelina shpk”. Kompania e tretë është “KUDOPAY”. Kjo kompani nuk është incinerator. Po do operojë në fushën e sistemeve elektronike të karburanteve. Sipas përshkrimit në QKB, kompania do kryejë “Instalime për sisteme karburantesh si sisteme elektronike, informatike, të automatizuara dhe me kartë, impiante dhe rrjete të komunikimit dhe telekomunikimit, të pajisjeve dhe aparaturave kompjuterike dhe informatike, shërbimi i mirëmbatjes dhe zhvillimit të komponentëve të tyre përbërës.Ndërmjetësim midis grosistëve dhe shitjeve me pakicë karburantesh. Import- eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm industrial, elektronike, elektrike, informatike etj. Zhvillime dhe mirëmbajtje të Software dhe Hardware. Me qëllim realizimin e objektit të mësipërm shoqëria mund të marrë pjesë në çfarëdo lloj marrëveshje tregtare dhe/ose joint venture me shoqëri të tjera e sipërmarrje si edhe të kryejë çdo akt tjetër të nevojshëm”. Ky është biznesi më i ri i ortakërisë inveneratore, që merr miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve që bën ortakëri me media kombëtare dhe ish politikanë të shumë akuzuar që kanë marrë role drejtuese.