Programi ekonomik i LSI, Kryemadhi: 5 prioritetet e programit kanë në fokus rininë

240
Sigal

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bashkëbisedim me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë! (PJESA 1)

Programi ynë na ka krijuar një avantazh shumë të madh me thënë të drejtën më njerëzit. Sigurisht që komunikimi mediatik ndoshta është më i vështirë për ta kuptuar njerëzit, por komunikimi me njerëzit ballë për ballë, që është një mentalitet i domosdoshëm, është një nga pikat kryesore që ne e bëjmë më të zbatueshëm dhe më të prekshëm programin tonë.
Përpara se të vija këtu unë isha me disa gra dhe vajza që banojnë te Njësia.5 pranë stadiumit ‘Dinamo’. Pjesa më e madhe e tyre ishin të punësuara në biznese private, edhe pse takova Andjan, studente e Ekselencës e Fakultetit Ekonomik, e cila edhe pse fitonte në provimet e administratës publike, asnjëherë nuk e merrnin që të punonte për shkak të bindjeve të saj politike. Ajo socialiste ishte, prindërit e saj kishin votuar gjithë jetën për PS-në, por mesa duket nuk ishte trendy si këto të Rilindjes dhe nuk ia hapnin rrugën.
Ajo jo vetëm që e kishte lexuar programin tonë, por edhe e kishte mirëkuptuar dhe kur ne diskutuam teksa flisnim për projektin ‘Nga bebja në bebe’, me gra të moshës sime apo me gjyshe pensioniste, për ta nuk kishte në një farë mënyre kuptim, por kur flasim për të ardhmen e fëmijëve, sigurisht që angazhimi ynë është maksimal.
Pjesa më e madhe e juaj, e rinisë shqiptare, pasi nuk e themi ne, por e thonë shumë studime të ndryshme, duan të largohen nga vendi për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së një pune të mirë paguar, për shkak edhe të klimës agresive, acide ndaj të rinjve dhe të rejave, për shkak të dhunës psikologjike që ushtrohet ndaj brezit të ri.
Dhe një nga pikat kryesore që ne kemi, 5 prioritetet tona që janë të realizueshme në 5 muaj, fokusohen në fakt e gjitha te rinia. Fokusohet te rimbursimi i shpenzimeve të qytetarëve 5 për qind. Ky do të sjellë një efekt të menjëhershëm në buxhetin e familjeve shqiptare. Dhe projekti ‘Nga bebja në bebe’ ka të bëjë me vizionin e një kombi për tu populluar, për të ulur moshën mesatare, por edhe për ta rinuar popullsinë shqiptare janë dy ekstremet e pesë prioriteteve tona, të cilat përfshihen në një kosto zero në buxhetin e shtetit, përkundrazi rrisin të ardhurat në buxhet por edhe në xhepin e shqiptarëve dhe krijon një shpresë për të gjithë ju që sot jeni votues për herë të parë, por që nesër do të bëheni prindër.