Prof.Selami Xhepa: Paratë e botës së krimit, rrezik për ekonominë

257
Sigal

Paraja që vjen nga bota e krimit nuk shkon për t’u përdorur aty ku zgjerohet baza prodhuese. Investimet në ndërtim dhe këto sektorë që nuk e zgjerojnë kapacitetin prodhues të ekonomisë nuk konsiderohen fitimprurëse. Këto para që vijnë nga informaliteti shtrembërojnë tregun dhe konkurrencën e ndershme dhe ata që penalizohen, janë investitorët që paguajnë të gjitha taksat konform ligjit. Një pjesë e kësaj paraje informale mbetet në shtëpi nuk vendoset në qarkullim ekonomik…mendoj që, në terma afatgjatë, është thellësisht negative. Financimi kryesor i sistemit bankar janë depozitat e shqiptarëve dhe se problemi i tyre nuk ka qenë asnjëherë mungesa e likuiditetit. Problemi kryesor me bankat, është se ato operojnë me marzhe shumë të larta sigurie dhe kjo mund t’i stepë disi investitorët. Me rritjen e konkurrencës në industrinë bankare, hapësirat për konsolidim të bankave janë shumë të mëdha. Shqipëria i vendos bankat në një vend të favorshëm. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Depozitat e qytetarëve në sistemin bankar janë 10 miliardë euro, prej tyre kredi për ekonominë janë 6 miliardë euro. Financimi kryesor është nga depozita e shqiptarëve 100 për qind. Problemi kryesor i bankave shqiptare nuk ka qenë kurrë mungesa e likuiditetit. Mungesa e oportuniteteve ekonomike. Bankat operojnë me marzhe shumë të larta sigurie. Çmimi i kredisë luan rol dhe investitorët bëhen hezitues për t’iu drejtuar bankave. Me ardhjen e sezonit veror, sytë tashmë janë kthyer nga turizmi dhe të ardhurat që ai sjellë për vendin. Nuk mund t’i mbajmë shpresat te numri i turistëve që vizitojnë vendin. Kjo pasi, sipas tij, shpenzimet që duhen bërë për mirëmbajtjen e turizmit janë të mëdha. Të ardhurat e turizmit dhe eksporti i shërbimeve janë thuajse të barabarta me atë të mallrave. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Aq të ardhura sa marrim nga sektori i industrisë. Është një bazë shumë e rëndësishme për ekonominë. Por, nëse mendojmë më afatgjatë, e ardhmja e turizmit nuk është masivizimi, se duhet të menaxhojmë mbetjet.  Shpenzimet që duhet të bëjmë për mirëmbajtjen e turizmit janë shumë të mëdha. Një zgjidhje do të ishte taksimi i turistëve për mbetjet.