Prof. Luan Malltezi:Politikanët kanë të drejtën të japin mendime, por jo të ndikojnë mbi historianët

581
Sigal

INTERVISTA/ Flet historiani, Prof. Luan Malltezi: Kërkesa të kësaj natyre ka pasur edhe nga Këshilli i Evropës

 Kohët e fundit po flitet shumë për rishikimin e historisë ashtu sikundër nga qeveria turke ka pasur një kërkesë që të shihet historia në periudhën e Perendorisë osmane. Si qëndron ky problem?

 Historia jonë  kombëtare është shkruar nga historian shqiptarë dhe vazhdimisht ndaj historianëve ka pasur presione politike, për rishikimin e historisë së vendit. Mund të them këtu, që në periudhat më të hershme, ose më konkretisht që në kohën e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, teksti i parë i Historisë së Shqipërisë,  në kuadrin e politikës dhe  marrdhënieve të mira shqiptaro-sovjetike nuk paraqiste drejt periudhat e tjera të historisë siç ishin mardhëniet me sllavët në atë periudhë, madje ka pasur dhe trajtime që i jepnin, prioritet sllavëve.  Kështu  edhe gjatë diktaturës, historiografia shqiptare, ka qenë nën presionin e saj. Dihet psh, se periudha  e Monarkisë, si periudhë që ndodhej më afër periudhës së komunizmit,  është keqtrajtuar nga Historia shqiptare. Pra me këtë dua të  them që ndaj historisë politika ka pas dhe ka gjithmonë pretendime. Në  periudha të ndryshme politika ka mundur të ketë dhe ndikim të drejtpërdrejtë ndaj historiografisë.  Por detyra e historianëve është se pavarësisht ndikimeve të politikës,  në fund historia shkruhet dhe duhet të shkruhet nga historianët, mbi bazën e fakteve të argumenteve, analizave që bëjnë  historianët. Në këtë këndvështrim do të thoja që,  dhe sot historiografia shqiptare, ka nevojë të rishikohet.  Rishikimi i historisë është një proces krejt normal  sepse historiografia pasurohet vazhdimisht, mbi  bazën e fakteve, argumenteve, kërkimeve,  ajo thellohet, trajtohet, rishikohet, bën korrigjimet ku është e domosdoshme, dhe kjo mbetet  një detyrë e vazhdueshme e historiografisë shqiptare, por dhe e çdo vendi në botë. Mund të them se edhe sot, hasim me botime, në histroiografinë Evropiane,  që  flasin për histori shumë të lashta të kësaj shkence, të periudhës së pushtimit të Romës së lashtë, të periudhës romake, ku sot kemi interpretime të reja, gjë që është një proces i natyrshëm. Në rastin konkret është një kërkesë, reagim e intelektualëve shqiptarë, për kërkesën që kanë paraqitur, instancat përkatëse, si Ministri i Jashtëm, apo Kryeminsitri turk,  për të riparë historinë e Shqipërisë, sigurisht nisur nga pikëpamjet e tyre.

 Ka ndonjë gabim në këtë rast?

 Unë do të thosha që pavarësisht se nga vjen kjo kërkesë,  duhet të dimë, se kërkesa të kësaj natyre ka pasur edhe nga Këshilli i Evropës, ku athere janë ngritur komisione përkatëse,  për të rishikuar të gjithë historinë e vendeve të Ballkanit. Këto kërkesa apo projekte gjithmonë janë të dobishme, ku dhe ne si shqiptar, pavarësisht se historinë tonë jemi munduar ta trajtojmë në mënyrë të drejtë, kemi pretendime për historiografinë e vendeve që na rrethojnë, për mënyrën e interpretimit të historisë së tyre, ku  me pretendime ndaj tokave shqiptare, apo pretendime të tjera,  që nga pikpmaja jonë shqiptare, në rast se do të rishikonim historinë, në raport me historiografinë e Ballkanit, mund të kishim pretendime ndaj tyre. Në këtë kuptim, kërkesa pavarësisht  se vjen nga nivele të larta të politikës turke,  në vetvete nuk përbën ndonjë problem. Unë do të thosha që, edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, nëse rishikohet  nga historianët serioz shqiptarë, ka vend ku mund të bëhen korrigjime të rastit, dmth, ne themi historiografia e sundimit osman në Shqipëri, mund të thuhet periudha e Perandorisë osmane, që ne nuk e themi, siç themi periudha Bizantine në Shqipëri, dhe nuk themi periudha e sundimit bizantin në Shqipëri. Nuk themi periudha e sundimit romak në Shqipëri, por themi Perandoria romake.  Ndërsa për sundimin osman në Shqipëri përdorim një terminologji tjetër.  Kjo vjen nga përpjekjet që bënin, patriotët shqiptarë për shpalljen e Pavarsisë, duke qenë dhe si periudhë shumë afër në kohë me periudhën e sotme. Pra në këtë këndvështrim mund të rishikohet historia. Mund  të ketë dhe raste për të bërë dhe korrigjime të ndryshme. Sigurisht duhet të hiqet nga historiografia, jo vetëm e jona por edhe nga ato të Ballkanit, cilësime me fyerje ndaj popujve të tjerë, dhe kjo është krejt normale. Ne bëjmë thjesht historinë, por mardhëniet e sotme midis shteteve nuk përcaktohen nga e kaluara e tyre historike. Ndaj unë do të thosha që historianët shqiptarë, pavarësisht  nga kërkesat që vijnë nga institucione, politike si Këshilli i Evropës, apo qeveria turke, nuk ka pse të shqetësohen, pasi korrigjimet janë krejt të mundshme, dhe  na japin neve mundësi më tepër, pasi nëse do të kishte takime midis historianëve të Ballkanit,  për të ndryshuar historinë, ne si shqiptar do të kishim kërkesat tona ndaj historiografisë  së këtyre vendeve ndaj nesh. Kryesorja është që  kërkesa e intelektualëve shqiptarë është e drejtë, pavarësisht se aty ka disa emra që unë i shoh pak ndryshe  që nuk kanë këto shqetësime që kemi neve. Por do të thoshja me seriozitet që historiografia shqiptare nuk është e rënduar nga pikëpamja politike për të rishkruar historinë,  ku dua të them që politikanët shqiptarë kanë të drejtën e tyre të japin mendimin se si duhet bërë kjo histori, secili ka gjykimin dhe vlerësimin e tij, por në fund të fundit, pavarësisht këtyre kërkesave historinë e shkruajnë historianët mbi bazën e fakteve dhe të dokumenteve, hulumtimeve, pasi vetëm kështu thellohet dhe pasurohet historia.

 Pra këto kërkesa janë të drejta, por jo se po bëhet një ndërmjetësim i diktuar turk?

Unë do të thosha që sot jemi në zhvillime të tjera historike dhe është krejt  e natyrshme, që e kaluara e popujve të Ballkanit,  duhet të mos pengojë bashkëpunimin  midis vendeve  dhe popujve, kjo është krejt e natyrshme, por është tjetër gjë, historia e shekujve të kaluar (që është detyrë e historianëve), dhe është tjetër gjë zhvillimet politike të ditës, ku politikanët japin konsideratat e veta, por nuk konstatohen që historianët janë të detyruar të bëjnë interpretime  të  cilat mund të cenojnë historinë e vërtetë.  Parimi im është që historia rishikohet vazhdimisht, po jo me kërkesat apo ndikimin e politikës së ditës.

Problemet e historisë shqiptare sot

Problemi kryesor i historisë shqiptare sot, është përgatitja,  e studiuesve të rinj, përgatitja e studiuesve, historianëve  osmonograf, e specialistëve të periudhave më të hershme të historisë shqiptare. . Historia ka nevojë për formim të posaçëm, në  fushat e tyre, do të thosha që, periudha e sundimit osman në Shqipëri kërkon formimin e historianeve të osmanologëve, shkollim i formimit të tyre të vazhdueshëm si specialistë. Edhe për periudhat e tjera kërkohet formimi i specialistëve të mirëfilltë si në fushën e latinistikës, në fushat e tjera që kërkojnë shumë kohë në formimin e studiuesve të rinj. Përpara, ka pas shkolla, përkatëse ku formoheshin, këta specialistë, sot këto  shkolla mungojnë ku ne shumë shpejt do të jemi,  në një situatë të vështirë për të pasur specialistët, për  të bërë studimet dhe kërkimet  e duhura shkencore në fushat përkatëse. Një detyrë tjetër e rëndësishme është thellimi i studimeve, zhvillimi i studimeve albanologjike në biblioteka të ndryshme të Evropës, dhe botimi mbi bazën e një trajtimi të thelluar shkencor,  në ambiente historianësh, vepra të cilat, të jenë të  debatuara më përpara, para se këto të kalojnë në  botime publike. Sot kushtet janë shumë të hapura për të bërë kërkime, por kërkojnë  mbështetje financiare për të bërë këto kërkime. Nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Kërkimeve të Historisë, të bëhet aktivizimi i personaliteteve të ndryshme qoftë dhe të huaja që mirren me historinë tonë. për të bërë kërkime për Historinë tonë. Në Itali, në Venedik kemi një specialiste shumë të mirë, Luçia Nadin, një studiuese që ka bërë studime shumë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, për  periudhën e mesjetës, e cila  me pak mbështetje nga Akademia e Shkencave apo Instituti Historisë, mund të bëjë kërkime, në arkivat e Venedikut dhe mund të mbyll një problem, shumë  të madh financiar për shtetin shqiptar, edhe për shkencën shqiptare që të mbledh materiale të rëndësishme arkivore në arkivat e Venedikut për Historinë shqiptare me diçka modeste. Po  kështu mund të mendohet që në Angli mund të aktivizohet  Bejtullah Destani një studiues i cili mund të punojë për Akademinë e Shkencave, për Institutin e Historisë. Eshtë krejt e mundshme që me pak shpenzime se sa një historian shqiptar, ai mund të aktivizohet si studiues, pasi ai deri më sot ka botuar rreth 50 vëllime të ndryshme për historiografinë shqiptare. Pra me këto aktivizime, mund të gjendet materiale historike shumë të rëndësishme, pa shpenzime udhëtimi, fjetje, ushqimi. Kjo mund të vazhdohet më tej dhe me studiues të tjerë në vende të ndryshme që studiojnë në vendet Evropiane dhe që ata mund të gjejnë materiale me kosto më të ulët. Në kësi rastesh Akademia e Shkencave, apo Instituti i Historisë, mund ti orientojë këta studiues, se çfarë mund të kërkojnë në ato arkiva ku ata janë për studime, apo punojnë. Të kërkohen dokumente shkencore mbi bazën e kërkimeve direkte në këto arkiva. Sot është shumë e rëndësishme botimi i materialeve me karakter historik, psh për periudhën e Mesjetës ku studiuesi i madh Xhuzepe Valentini, ka botuar, 25 vëllime  me dokumente nga arkivat e Venedikut për Shqipërinë dhe që sot mund të pasohen më tej. Eshtë shumë e rëndësishme që të kihet një kontakt, bashkëpunimi midis institucioneve, psh  midis Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë,  Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Kombëtar, Arkivit të Shtetit, pasi studiuesit janë të interesuar për dokumente të karakterit historik, për të bërë studime dhe libra në fushën e historisë, por materialet që vijnë, dokumentet që dalin nga këto studime, duhet të vihen në dispozicion të Muzeut Kombëtar, i cili si natyrë pune, nuk punon me libra, por me dokumente origjinale. Pra  kështu mund të kemi një bashkëpunim midis institucioneve shtetërore shkencore në Shqipëri, për të bërë punë të  karakterit shkencor dhe për të qenë gjithmonë, mjaft  konkurrues në veprimtarinë e tyre. Muzeu Historik Kombëtar ka shumë nevojë për materiale të kësaj natyre.  Shumica e dokumenteve historikë nga studiues shqiptar dhe të huaj vijnë në Institutin e Historisë, por patjetër që një kopje e tyre duhet të vijë dhe në Institutin Historik