Propozimi i Bashës, Genc Ruli: Kam pasur hezitim, oferta e PD-së në një moment kritik të saj”

617
Sigal

Në muajin shtator, Partia Demokratike do të nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në krye të komitetit përzgjedhës Lulzim Basha ka propozuar një figurë të rëndësishme të së djathtës, Genc Rulin. Ky i fundit, i ftuar në një studio televizive nuk e quan rikthim politik postin e ofruar nga Basha por një kontribut në një moment kritik për PD-në. “ Është vetëm një ofertë që më ka bërë zoti Basha, një deklarim që ka bërë ai. Ma do mendja që këto ditë sikur do të jetë dhe zyrtarizimi i komitetit. Kam pas hezitimet e mia. Ndryshe nga 2005 që qe vërtetë për mua besoj rikthim politik, sepse isha larguar e thënë ndryshe i përzënë nga partia ime dhe u riktheva në partinë time. U riktheva me një kontribut konkret, me fitoren e 2005. Tashmë unë nuk jam duke e prishur më atë që kam deklaruar në 2017 që unë i largohem jetës aktive politike, si politikan prfoesionist ngelem një qytetar politik se nuk bëhem dot indiferent. Ofertës së bërë nga PD-ja në një moment kritik të saj, në një moment që ajo po mundohet të reagojë ndaj gabimeve të veta jo ndaj gabimeve të palës tjetër, të bëra jo shumë larg por në 2017, në një element që kishte mjaft rëndësi dhe në cilësinë dhe sasinë e votive që ajo do kish marrë në 2017 që ishte pikërisht lista e kandidatëve dhe mënyra se si u bë, mendoj që këtu është kontribut të cilin mund ta luaj. Po kaq është angazhimi im politik, vetëm roli në këtë komision, komitet përzgjedhës i cili nuk është vendosës. Ai përzgjedh, bën një seleksionim paraprak duke shkurtuar mjaft listën me propozime.” – theksoi Genc Ruli.