Prof. Jordan Daci: Qeveria do të bllokojë hapjen e negociatave me puçin në Shoqatën e Bashkive

258
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Kryetarët e Bashkive të zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe me votat e më pak se 5-6 % të votuesve, janë mbledhur të shkarkojnë Voltana Ademin, e vetmja e zgjedhur në mënyrë të rregullt, për të penguar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve, nga të cilat kanë dalë vetë ato.  Kryetarët e pretenduar, nuk janë anëtarë të shoqatës prej disa vitesh, dhe janë anëtarësuar në shoqatën tjetër, që kanë pasur historikisht të majtët. Këta anëtarë të pretenduar dhe vendimet e tyre, kanë edhe shumë probleme të tjera ligjore, por që do i marrin vesh në momentin e duhur.

Kjo nuk është një lëvizje e tyre që nuk marrin dot as frymë pa marr lejën e sulltanit, por është orkestruar nga dy liliputë të vegjël në oborrin e sulltanit. Shqyrtimi i kësaj çështje është kusht i vendosur nga Bungestagu Gjerman, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe së fundmi edhe nga Parlamenti Hollandez. Pra, kjo tregon që Qeveria nuk është e interesuar për hapjen e negociatave me BE-në dhe ka nje agjendë të ndryshme. Gjithësesi, kot mundohen, sepse Gjykata Kushtetuese e shqyrton edhe vetë kërkesën, edhe nëse hiqet dorë dhe e vlerëson atë sipas bindjes së saj dhe jo sipas broçkullave të liliputëve të qeverisë, që vetëm si juristë nuk flasin”.