Propaganda serbe në Shqipëri: Spiunë të Serbisë kontrollojnë qeverinë në Tiranë

640
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Koncesionet  janë problematikat kryesore që qytetarët hasin. Sidomos koncesionarët e naftës, ku  mos pagimi i tatimeve ose fitimi 100 % që përfitojnë kompanitë dhe shteti nuk përfiton asgjë. Pasqyra e trishtë e punonjësve që janë rrugëve,  pa rroga, pensione dhe pa status. Interesat e kompanive dhe oligarke të lidhur me qeverinë e vendit, të cilat kanë bërë që shteti dhe pasuria kombëtare të përfitohet dhe shkatërrohet  nga të huajt , ndërkohë që vendi është zhytur në borxhe. Në lidhje më këtë situatë gazeta “Telegraf” po boton artikullin ; se si u shiti Shen Naumi nga qeveria e kohës. Si funksiononin koncesionet e vajgurit të atëhershme, Ku shteti dhe qytetari dilte me fitim , pasi 20% i merrte shteti dhe çmimi i produktit te qytetari do të ishte kostoja e prodhimit.

Shqipëria i jep Jugosllavisë Shent Naumin

‘Guverna shqipëtare lajmëron Lidhjen e Kombeve që t’a heqe këtë çështje nga defterat e saj’. Lidhja u-lajmërua mi këtë pikë në një kohë nga tirana dhe nga Beligradi.

Gazeta e Bostonit “Christian Science Monitor” e se Martës ….. 17 Shkurtë boton këtë lajmë nga Beligradi: BELIGRAD, 17 Shkurt – çështja e caktimit të kufirt midis Shqipërisë dhe jugosllavist ka marr udhë të mirë. Që të dy guvernat së bashkë j’ulutne Lidhjes së kombëve që t’a shtyjë të zgjedhurit e kësaj çështjeje gjer sa ato vetë te ken’ arrirë në një marëveshje ne mes tyre. Quhet gje e sigurt se Shqipëria do të jap leje që manastiri i Sh. Naumit të inkorporohet në Jugosllavi. Siç çpërblim, Jugosllavi do t’i jap Shqipërisë disa fshatra të cilat gjer sot kanë qënë në tokën Jugosllave. Një marëveshje e till mund të quhet si një shëjnë me rëndësi për forcimin e marëdhënieve të mira midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë.  Për ca dit do të arrijë në Beligrad ish-Kryetari Malezias Jovan Plamenatz këthimi i të cilit bëhet i mundur pas amistisë që bëri guverna për të ikur malazias. Pas tij kan për të ardhur dhe të tjera Malazias. Politikanë e këtushme e pritar me kënaqësi zgjedhje e kësaj çështjeje, duke qënë se besohet që të ndihen më të kulturuarit e përgjithshm të punëve të brëndshme në Jugosllavi.

Amerika proteston kongesjen e vaj-gurit dhe çështja e koncesjes së vaj-gurit

Disa gazeta lajmëronin die, me datë 16 Shkurtë nga Washington i së guverna e Shtetëve të Bashkuara i dërgoj një protestë guvernës së Shqipërisë kundër koncesjes së vaj-gurit që Shqipëria thuhet se i ka dhënë kompanisë inglizë Anglo-Persian. Profesti është bërë me arsyen se “koncesja implikon të drejtat monopolistike.” dhe me marëveshje që pat bërë Amerika me Shqipërinë e cila ka për bazë “derën e hapur”, dhe si pas së cilës marëveshje kompanit Standard Oil dhe sinclair duhet të meren në sy si dhe kompania Anglo-Persian, dhe si pas kësajmarëveshje prapë, asnjë kompani s’ka të drejtë të marë monopol vaj-gurin e Shqipërisë. Lajmi nga Ëashington-i thotë se ….. Standard Oil dhe Sinelair, të cilat u munduan shumë kohë për të marë koncesjen, e quajn koncesjen që mer kompania Auglo-Persian një monopol të vërtet përmi të gjithadherat e vaj-gurit të Shqipërisë, dhe së duke qënë që 55 për qint të “sharës”-ve (ose aksioneve) të kompanisë Anglo-Persian janë të guvernes inglize, kjo gjë mund të shkakëtojnë një moskuptim serioz midis guvernës së Londonit dhe asaj se Washingtonit. “Shqipëria”, mbaron lajmin, “u-ngatëruan nga kryengritja e funtme në Shqipëri e cila rëzoj regjimin e Fan Nolit dhe vuri në fuqi Ahmet Zogun, i cili është në favorë të Inglisë në çështjen e vaj-gurit.

Ç’thonë lajme nga Roma

Me anën tjater lajmet nga Roma thonë se një komunikatë gjysëm-zyrtare e botuar  në disa gazeta ministeriale përgenjshtron se ka nevojë mos marëveshje midis guvernës italiane dhe guvernës inglize përmi  çështjen e vaj-gurit. Pas kësaj komunikatë, ministri italian i Punëve të Jashtme ka bashkuar ambasadorin ingliz në Romë, i cili i dërzoj një “memorandum” gucernës italiane ku çfaq pikëpamjen inglezepërmi këtë çështje. “Memorandum”-i është i shkruar në mënyrë shumë miqësishtë dhe si pas komunikatës, duke jep shkak për të prur ndonjë konfliktë midis të dy guvernave. Gjer këtu “memorandum”-i. Shtypi me anën tjatër nuk e fsheh zëmërimin e tij kundrejt Inglise dhe komenton gjer’ e gjatë përmi koncesjen. Gazeta “Impero” bën këtë koment: “Inglia ka të katër të pesta e ç’do gjëje që mund të kihet në botë. Përse të mos i lërë Italisë ato të paka drudhe  që i kanë rënë nga tryeza e bankelit?” Gazeta ministeriale “Tribuna” shkruan se çështja e koncësjeve të vaj-gurit në Shqipëri është ngatëruar nga fakti se shumë kompamira kanë bërë marëveshje me guvernat e ndryshime të Shqipëris, të cilat janë ndruar “meshpejtësin” e cinematografit”. Tani duhej të shohim, thotë gazeta italiane, cilat kompani kanë të drejtë precedence, dhe cilat koncesje mbajnë edhe vlerën e tyre. Shoqërit’ italiane thonë se ato kanë bërë marëveshje me guvernca me të parë të Shqipërisë.

Kushtet e koncesionit

Sipas disa lajmeve nga Londra, kompania Anglo-Persian e mori koncesionin për 50 vjet. Kompania është e detyrurar t’i paguajë guvernës shqipëtare 20 përqind të fitimit neto dhe të harxhojë Shqipëri 800 mijë dollarë në 8 vjet e sipër. Kompania është e detyruar që t’a shesë vaj-gurin që është për t’u përdorur në mes të popullit të Shqipërisë duke marrë për vete vetëm çmimin që i kushton; fitimin do t’a marrë guverna shqipëtare.

Gazeta “Il Progresso Italo Americano” lajmërohet nga Roma se, sipas lajmeve nga Vlora, guverna shqipëtare ka marrë protesta edhe nga të tjerë përfaqësonjës shoqërirash, si dhe nga Franca dhe nga të tjera vise.

Korespodencë nga Shqipëria për kontrollin e Tiranës nga Serbia

Agjentët e huaj në Shqipëri po zhvillojnë një energji të rall për të realizuar qëllimet që ndjekin. Nga njëra anë, përfaqësojësit e fqirit të veriut, si njëra praktikë, po i thurrin udhën nga të katër anët me bomba “kryetarit të Republikës”. Ceno Begu u-ngul në Ministrinë e Brëndshme, oficerët Ërangjelish po …. “pallatin” e kryetarit. Spiun me mijëra vëzhgojnë poshtë e lart e përbrënda ” rethit qeveritar” intrigat dhe tendecat edhe veprimet e tyre raportohen. Malësorët ….  gjatësi kufirit përmbahen prej Serbisë, po paguhen prej  …. shqiptare me anën e saj! Shqipëtarët patriot ndiqen pa mëshirë vetëm me një të lojtur të syrit të agjentëve serbë! Thuhet që nuk kemimë Shqipëri! Kush guxon t’a thotë këtu ku tërë hajdutët vegla të ………….. si Taf Kaziu. Bazi Canës etj etj.. janë ngulur nëpër komandat e Gjendarmëris dhe vrasin e presin? Agjentët e fqiut të Jugës, më pak praktikë në të parët, ndjekën edhe politikën e vjetërsuar për “kisha dhe shkolla”. Këta ndonse shohen që arriu i vogël i veriut po i shtie thonjtë në Shqipëri polikikishtë dhe ekonomikishtë, me një farë fataliteti zvarnisë në këmbët nuk u-zunë më dhe në politikën antike. Sefer’ e influenc serbë po zgjatet  an e mbanë kësaj republike fatale, por këti edhe po ndhchiqen me biz….  edhe me idera anakronike. Sllavizma po i myt elementët e tjera të Ballkanit, po të fundit i ka ngurosur litharthia e vdekjes. Kjo  është tjatër fatalite! Vetëm nonjë tronditje e tmeruar mund të lindë nonjë ditë të bardhë për veprim jetik dhe altruistik. Syri i tjetrit fqi është mbërthyer n’atë liman e bukur, të gjer e të sigurtë dhe nuk hiqet prej tij as për një minut. Arriut vogël iu dha liri t’a shkel e t’a skllavërojnë Shqipërinë vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimin. për fat të mirë, patriotizma shqiptare n-rit aqë sa përpara reziku i sakrifikon mentimet dhe ambiejet për një kohë. Ashtu koklavitjet e gjertanishme nuk kanë pruar rastin e pritur.  Prapa kësaj fuqie qëndronë gjithmonë në pusi një tjatër, e cila vëshgon, mat dhe heth çapin me nga dalë kur me njërin drejtim, kur në tjatrin, veprimë sistematike dhe me energji të rallë po vëzhgonë me një sy të pafjetur dhe me një farë qetësie. Çfarë vallë do të pjell kjo gjuajtje në rendjen për qellime imperialistike?