Dr. Agim Nesho: Palmer gaboi me Berishën, koha ka shumë rëndësi kur merret një vendim

249
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zv/ndihmës Sekretari amerikan, Matthew Palmer, gaboi kur tha në “Zërin e Amerikës” se, nuk ka rëndësi koha kur u mor vendimi nga DASH për z. Berisha. Ndoshta kongresmeni Lee Zeldin e sensibilizoi atë çëshje. Por kush është mënyra për të shkuar më tej. Ai e arriti këtë fitore sepse këtë betejë nuk e fitojnë vetëm individët, e fiton shtypi i lirë, jo i drejtuar nga oligarkët në Shqipëri, por shtypi amerikan dhe botëror që do të shikojë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqiptari-amerikanët në nivelin e kongresmenit kanë të drejtën të aplikojnë aktin e informacionit që bën transparente vendimmarrje, edhe për rastin e z. Berisha.

Duke parë këtë, do shikohet nëse ky akt është një tentativë politike, çfarë nuk shkon, ka pasur një tentativë nga një grup i caktuar politik për të goditur opozitën dhe për të mbyllur sytë përballë atij realiteti të dhimshëm që ndodh në Shqipëri. Domethënë, akti i kongresmenit është për t’u përshëndetur, dhe nuk do mbetet deri këtu. Do të ketë iniciativa që do të kërkojnë gjithmonë e më shumë, sepse edhe miqtë e familjes Berisha në Amerikë, nuk janë të paktë. Kongresmenët e përmendur  kanë pasur një miqësi të ngushtë me familjen Bush, që janë një dinasti demokratike atje. Dhe e gjitha kjo do tregojë që kjo çështje nuk do mbyllet këtu. Prandaj për të mos u parë selektive, në radhë të parë kërkohet transparencë, jo ngutje. Palmeri gaboi kur në “Zërin e Amerikës” tha ‘nuk ka rëndësi koha kur u mor vendimi’.

Koha ka shumë rëndësi në momentet kur kryhet. Sepse demokracia duhet të perceptohet atje ku ka nevojë vendi, jo atje ku ne mendojmë që interesat tona duhet të prevalojnë. Në këtë kuptim, unë mendoj që ky akt, ata të cilët mund të kenë marrë pjesë, dhe këtu dalin shumë që kanë marrë pjesë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken, nuk e presupozon që ka edhe individë dhe organizata që është e palejueshme, unë mendoj që është diçka që Blinken nuk ishte në thellësi njohje për aktin që kishte bërë. Por nuk mohoi diçka, që është shumë e rëndë, që instituti i Departamentit të Shtetit, mund të influencohet edhe nga individë dhe organizata që për qëllime politike dhe financiare, në rajone të ndryshme të botës, mund të influencojnë veprimin poltik të DASH.