Prof. Dr. Tritan Shehu: Lidhjet strategjike me Italinë e Greqinë na afrojnë me BE, jo..!

487
Sigal

Nga Tritan Shehu:

Lidhjet strategjike me Italinë e Greqinë na afrojnë me BE, jo..!
Mesazh i kongresit të PPE është e ardhmja europiane për Rajonin tonë, lidhjet tona gjithmonë e më të ngushta me BE e vendet antare.
Ndërkaq karikatura “Shengenesh” jashtë BE, të ofruara si zgjidhje ”strategjike” për ne e për Rajonin me vende që nuk e konsiderojnë jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, të frymëzuara nga “Jugosllavia e Re” nën dirigjimin e Vuçiç, gjë për të cilën tentojnë të lene në hije edhe Kosovën, pavarësisht se prezantohen nga shqipfolës janë veçse hedhurina.
Marëveshjet strategjike në bashkëpunimin tonë rajonal duhet të jenë në funksion të objektivit tonë kryesor strategjik, integrimit europian të palëkundur si Shqipëri, shqiptarë e Rajon.
Një rikonfirmim i sotëm ky i PPE për Rajonin, që imponon forcimin e mëtejshëm të këtyre marëdhënive strategjike me dy vendet tona fqinje antare të BE e të NATO, Italinë e Greqinë, marëveshje të tilla me ata, ndërthurje të ngushta midis institucioneve, të Parlamenteve, Qeverive etj, në vend që të ndjekim “degdisjet” Vuçiç-Rama për në drejtime të ”pa njohura” lindore.
Ndjeva një kënaqësi të veçantë të takonim e shkëmbenim mendime në Zagreb me dy liderat kryesorë të qendrave të djathta pjesë e PPE në këto vende, Berlusconin e Mitsotakis.

Lidhjet strategjike me Italine e Greqine na afrojne me BE, jo..!Mesazh i kongresit te PPE eshte e ardhmja europiane per…

Gepostet von Tritan Shehu am Donnerstag, 21. November 2019