Prof.Dr.Kastriot Islami: Narcisti, lobistët dhe tatëpjeta e pushtetit personal

391
Sigal

“Kompetenti narcist të Surrelit”, pasi u klasifikua i fundit në Europë përsa i përket cilësisë dhe sigurisë së menaxhimit të krizës sanitare, ka vënë në lëvizje shuma të majme për këshilltarë e lobistë, në këtë fazë të re të pandemisë, për të marrë leje të rris numrin e të infektuarve… Qoftë i pavërtetë ky hamendësim, përndryshe pasojat për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut duket do të jenë të tmerrshme dhe të paimagjinueshme! Ndërkohë , “Narcisti i Surrelit” i ka i  kthyer sytë nga disa regjime të ngjashme me oligarkinë e tij të korruptuar për të marrë “eksperiencë”… Ata që e këshillojnë, duke u paguar majmërisht, duket e kanë orientuar të nxjerr “mësime” për të forcuar pushtetin e tij personal përmes mashtrimeve dhe frikësimit e kërcënimit të qytetarëve…Por mënyra sesi po sillet “Narcisiti i i Surrelit” me rritjen e rasteve të të infektuarve për të rritur  pushtetin personal po nxjerr gjithashtu të vërtetën në dritë të diellit duke I treguar të gjithë botës se  “Narcisti i Surrelit” po rrëshqet me shpejtësi në tatëpjetë dhe çdo marifet veçse e zhyt me shpejtësi drejt fundit të tmerrshëm…”. Dikush do të thoshte që e gjithë kjo është një lojë bixhozi “kokë a pilë” që luan “Narcisti i Surrelit” për të fituar ç’mund të fitojë, ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Kjo është një lojë vetëdiskretituese që e kuptojnë të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë dhe  të gjithë thonë se “ç’është ky i marrë që bën të tilla marifete…në mes të ditës me diell!”

Ja se ç’shkruante para disa ditësh “Uashington Post”  https://www.washingtonpost.com/outlook/2020/05/27/irans-strategy-fighting-covid-19-could-backfire/) për situatën e COVID-19 të ditëve të fundit në Iran…: ”Dy muajt e fundit, Ayatollah Ali Khamenei, ka nxjerr forcat e armatosura të Iranit për të udhëhequr përpjekjet e vendit kundër pandemisë së Covid-19. Militarizimi i aksioneve për mbrojtjen e shëndetit publik tregon se drejtuesit e Iranit kanë përdorur shpërthimin e valës së dytë të epidemisë  për të rritur kontrollin e tyre mbi popullsinë e vendit…”.

“Narcisti i Surrelit”, i cili po ashtu përdori për më shumë se 2 muaj policinë dhe ushtrinë, si asnjë vend tjetër europian, tani që vendi po kthehet në normalitet duke zbutur masat drastike, duket se i është kthyer “skenarit autoritar”. Për ta kuptuar më mirë këtë përpjekje diabolike mjafton të krahasohen kurbat e rasteve aktive dhe të shifrës ditore të të infektuarëve për 5 vënde, Shqipëri, Itali, Islande, Gjermani e Iran.

Ndërkohë që Rama, ndoshta i këshilluar apo interesuar për të rritur numrin e të infektuarve nga COVID-19, nga njëra anë tenton me marifete të imitojë drejtuesit e regjimeve autoritarë për të nënshtruar qytetarët e vendit të tij e forcuar pushtetin personal, nga ana tjetër zbulon dobësi të konsiderueshme në menaxhimin e krizës sanitare, thënë ndryshe dështimin e plotë për menaxhimin e saj… Dështimi i Ramës është evident gjatë muajit të fundit (15 maj-15 qershor 2020)

  • Shifra e të infektuarëve është rritur nga 898 në 1590, pra me mbi 77 përqind…
  • Shifra ditore e të infektuarëve nga 18 është rritur në 69 në një ditë, pra me mbi 3,8 herë …
  • Grafiku i rasteve aktive (të infektuarve të trajtuar) i habitshëm po të krahasohet më vendet normale si Islanda, Gjermania apo Italia, ngjan cuditërisht vetëm me atë të të Iranit…
  • Edhe shifra e vdekjeve, pavarësisht përpjekeve kolosale për ta mbajtur të pandryshuar është rritur gjatë kësaj periudhe me mbi 16 përqind….
  • Ndërkohë që R-efektive (që mat shkallën e transmetimit të virusit) (https://renkulab.shinyapps.io/COVID-19-Epidemic-Forecasting/) është rritur gjatë periudhës 15 maj-15 qershor 2020, nga 1,16 në 1,53, pra me 32 përqind…

Për ta përmbyllur, dhe për të kuptuar se cfarë mund ti presë qytetarët e Shqipërisë, lexoni deklaratat e ‘Kompetentit narcist të Surrelit” dhe të Presidentit të Iranit:.“Narcisti i Surrelit”: “… Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush…” ( https://www.syri.net/politike/346580/rritja-e-infeksioneve-rama-kercenon-karantine-derisa-te-dale-vaksina/

Presidenti i Iranit: (https://www.rferl.org/a/ukraine-zelenskiy-wife-coronavirus/30667991.html Iran’s President Hasan Rohani has said that restrictions to stem the coronavirus pandemic will be reimposed in the country if citizens continue to disobey public-health regulations.)… Radio Europa e lirë bën me dije se ‘Presidenti i Iranit … ka thënë se masat ndaluese kundër pandemisë do të rivendosen nëse qytetarët nuk do ti binden rregullave….”