Prof. Dr. Enver Bytyçi: Edi Rama kërkon të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin

181
Sigal

Prof. Dr. Enver Bytyçi, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka thënë asnjëherë asgjë në lidhje me ndryshimin e kufijve. Në një prononcim të tijin, prof. Bytyçi u shpreh se nuk është e para gazetë që shkruan se Rama mbështet idenë e ndryshimit të kufijve në favor të Serbisë së madhe.

”Unë reagimin e Ramës e lexoj në dy plane, së pari do prisja që pas refuzimit dhe mohimit se ai është përfshirë në çështjen e ndryshimit në Kosovë të përsëriste një frazë pohuese që të shprehte qëndrimin e tij kundër kësaj ideje, në diskursin e Ramës që prej vitesh nuk kam dëgjuar që ai të jetë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në rajon, ndërsa sa i përket aspektit se a është i përfshirë Rama, nuk është e para gazetë që në Europë apo në SHBA që përmend përfshirjen e tij në projektin Serbisë dhe Vuçiç për ndryshimin e kufijve në favor të Serbisë së madhe”.

Po ashtu ai shtoi se shumë gazeta në Evropë dhe shumë zyrtarë të lartë kanë publikuar artikuj se Edi Rama është dakord me idenë në fjalë, por megjithatë ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë reagim. I pyetur se pse Rama bëri një deklaratë të tillë, menjëherë pas publikimit të artikullit, Bytyçi, u shpreh se kreu i qeverisë kërkon të pajtohet me Kryeministrin dhe Presidenten e Kosovës.

“Rama anjëherë nuk e ka kundërshtuar këtë ide. Po pse e kundërshtoi sot? Mendimi im është se ai kërkon të pajtohet me Kurtin dhe Osmanin. Kërkon që të vendosë ca ura bashkëpunimi që i ka shkëputur vetë. Ai kërkon t’u thotë lidershipëve jam kundër ndryshimit të kufijve, por duke e presepozuar dhe jo duke e artikullluar qartë, sepse nëse do e artikulonte qartë do të çonte në reagimin e Aleksandër Vuçiç, që është dëshmitar i qëndrimeve dhe bisedave me Ramën. Kufijtë në Ballkan nuk kanë ndryshuar dhe nuk duhet të ndryshojnë”.