Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Të gjithë janë në kushtet e antiligjshmërisë. Komisioni i Ligjeve dhe deputetët po e mbyllin mandatin me turp!

164
Sigal

Komisioni i Ligjeve ka qenë një nga komisionet më gaztore të “Parlamentit të Sajuar”, kur funksiononte në kundërshtim me kushtetutën me 122 “ushtarë memecë”.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komisioni i Antiligjshmërisë u mblodh me urgjencë për të miratuar kërkesën e inicuar nga ish- deputetët.

Për ta kuptuar sa qesharake është kjo trupë që drejtohet nga Ulusiu, e  duhej të ishte model i gjykimit, po i bëj një krahasim me Komisionin e Ligjeve të viteve 1922, kur drejtohej nga Ali Këlcyra.

Përfundimisht, të gjithë janë në kushtet e antiligjshmërisë, duke u kryesuar nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka punuar e punon në boshllëk, për ta mbyllur mandatin me turp!

Pas vrasjes së Esat Toptanit, qeveria e drejtuar nga Ahmet Zogu, me një grup deputetësh, i kërkoi parlamentit që të bënte ligj për sekuestrimin e pronave të tij. Nisma shkoi në Komisionin e Ligjeve për t’u miratuar. Por  komisionit i drejtuar nga Ali Këlcyra, e rrëzoi nismën me arsyetimin, se pushteti legjislativ, nuk mund të marrë kompetenca të pushtetit gjyqësor.

Pas 100 vjetësh “Komisioni i Humorit”, akoma nuk ka reflektuar nga “shuplakat” e Komisionit të Venecias që rrëzoi raportin e Komisionit të Ligjeve dhe të “Parlamentit të Sajuar”, për shkarkimin e Presidentit, sepse konstatoi se nuk kishte shkelje të rëndë të Kushtetutës!

Tani jemi në situatë komike sepse, nismëtarët e shkarkimit të Presidentit, janë vetë në kushtet e Antiligjshmërisë sepse, shumica nuk u zgjodhën deputetë, dhe “Parlamenti i Sajuar” e ka mbaruar mandatin e duhet të funksionojë formalisht, vetëm për situatë të jashtëzakonëshme.

Në Komisionin e Ligjeve çështjen e gjykojnë ish- deputetët. Jam i keqardhur nga pedagogia e jurisprudencës Vasilika Hysi, e cila miratoi kërkesën e ish -deputetëve, kur edhe vetë nuk është deputete.

Reflektim duhej të kishte nga komisioni që e mbështeti më parë raportin e shkarkimit të Presidentit, me arsyetimin, se kishte nxjerrë dekret në kundërshtim me kushtetutën. Po në këtë nismë, cili është akti që ka nxjerrë presidenti, me të cilin ka tejkaluar kompetencat? Në këtë rast nuk kemi asnjë akt, asnjë dekret të Presidentit! Përse shkarkohet?

Së fundmi, nuk kemi më dy mazhorancat që funksiononin në “Parlamentin e Sajuar”, kur punonin në sinkron, mazhoranca qeveritare me atë që unë e kam emërtuar “opozita e opozitës”! Populli në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të gjithë deputetët e “opozitës së opozitës”, që konkuruan në Listat e Shqyera të PS-së dhe të partive të krijuara një muaj para zgjedhjeve parlamentare, i “nxori në zall”, duke i shndërruar ata dhe deputetët e PS- së, në “ish deputetë” e duke mos u legjitimuar me nismën e tyre antikushtetuese. Përfundimisht, të gjithë janë në kushtet e antiligjshmërisë, duke u kryesuar nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka punuar e punon në boshllëk, për ta mbyllur mandatin me turp!