Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Nga PS, te “Rilindja”

49

Nano deklaronte : “Do të humbasim pushtet, për të bërë shtet”! Rama, po shkatërron shtetin, për pushtetin e tij. Nano: Bëri ligjin për statusin e nëpunësit civil, për të krijuar administratë profesionale.  Meritokraci në vend të militantizmit, – deklaronte Nano. Rama, nuk e zbaton Kushtetutën dhe ligjin e nëpunësit civil. Rekrutimin e bën “Rilindja” me portalin e “bashkëqeverisjes”, për ta mbushur administratën, vetëm me të paaftët, që i shërbejnë “mbledhjes së votave”. Tani Rama po urdhëron spastrimin e administratës nga drejtorët, që nuk i shërbejnë dhe porosit emërimin e shërbëtorëve te tij. Për pushtetin e vet Rilindja e sulmoi qeverinë e Nanos publikisht në 2004, me kryetarin e bashkisë Rama dhe me “MJAFT”. Nano u shpall, “armik” dhe nuk i jepeshin firmat e deputetëve për të qenë as kandidat për President. Tani që “Rilindja” është në ditë të hallit, Rama e uron për datëlindjen, duke u “kuptuar në ajër” e konsideron tepër naiv, i “shkel synë” dhe e fton të bëhet aktiv në fushatën zgjedhore, që  “Rilindja” të fitojë mandatin e tretë, e ta “bëjë president”! Nano e demokratizoi partinë. Rama e shkatërroi partinë dhe krijoi “ushtrinë e memecëve”. Nano e la pushtetin, kur gjatë qeverisjes së socialistëve u shënua rritja ekonomike më e lartë, me 6 përqind. “Rilindja” po ikën nga pushteti me rritjen ekonomike më të ulët dhe borxhin publik më të lartë në histori. Rilindja e do mandatin e tretë dhe i duhen socialistët për të votuar, që të qeverisin rilindasit e korruptuar. T’u njihen vlerat. Rama është talent, që di të bëjë ministra “talentet”!