PL: Buxheti i qeverisë i 2025 është anti-social, thellon varfërinë e pensionistëve

Partia e lirisë e cilëson buxhetin e qeverisë për 2025 si buxhetin më antisocial dhe antiqytetarë që thellon edhe më tej varfërinë e pensionistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  deklaroi se pensionistët marrin lëmoshë ndërkohë që paratë shkojnë për ppp korruptive dhe inceneratorët, duke theksuar se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori.

NOA

Krah Blushit, në konferencën e përbashkët për shtyp, sekretari për financat Petraq Milo bëri publik edhe propozimet e Partisë së Lirisë, duke u ndalur tek rritja e pensioneve me 20 % siç janë në Kosovë.