Ish-Kryeministri Berisha: Presidenti Meta nuk po bën fushatë politike, por po denoncon shkeljet e Kushtetutës

180
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha dje e konsideroi si problematik angazhimin total të shtetit në fushatë, por shtoi se është i bindur që Shqipëria po përjeton një agim të ri. Sali Berisha: Presidenti Meta është i detyruar që ta mbrojë Kushtetutën, nuk mund të shmangë dhunimet flagrante të përditshme të saj.

Ai nuk po bën fushatë, por po denoncon thyerjen e parimeve dhe normave të zgjedhjeve të lira. Është luftarak në mbrojtje të Kushtetutës, pasi duhet pranuar që kur të gjitha palët janë në fushëbetejë, ligji dhunohet nga qeveria dhe kjo e lëndon Presidentin, i cili ka detyrë mbrojtjen e Kushtetutës. Unë shikoj që Shqipëria mbarë është mbuluar nga tisi i fitores, po përjeton një agim të ri. Në Kosovë ia besuan politikën një gjenerate të re dhe kjo gjë po ndodh edhe në Shqipëri.

Humbësi i madh (Edi Rama) po shkel çdo parim të zgjedhjeve të lira, por asgjë nuk ndal dot uraganin. 8 vite më parë fitoi zgjedhjet dhe vijoi sikur ishte në opozitë dhe isha unë ende kryeministri. Te Lulzim Basha ai sheh varrmihësin politik. Basha po e varros përfundimisht dhe thotë se ai nuk ekziston, paçka se nëse i kthehemi fushatës, bën vetëm imitime vulgare të fushatës së Bashës.