Protesta/ Petrit Vasili: Rama kërkon të mashtrojë studentët

418
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e studentëve. Vasili tha se Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtëquajtrin dialog.

Sipas Vasilit, LSI ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve.

“I gjithë opinioni publik sot është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë. Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog nën presionin e parave dhe  zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja  e përgjegjësisë me ligj. LSI ka dorëzuar  amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studenteve. Me këto amendamente rritet buxheti për arsimin. Protesta e studentëve është plotësisht e drejte”- tha Vasili.