Qeveria blen trefish më shtrenjtë pajisjet anti-Covid

339
Sigal

Skandal: Shqipëria është e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, spitalet e infektivit nuk kanë as oksigjen për pacientët, ndërkohë  zyrtarët blejnë aparatura mjekësore kundër Covid me çmime që do t’ja kishin zili edhe sheikët.

Partia Demokratike publikoi një tjetër tender korruptiv të qeverisë. Ish -deputetja Orljola Pampuri, ka nisur një luftë mes klaneve të qeverisë për tenderat, ndërsa së fundmi në një tender të ministrisë së Shëndetësisë për pajisjet anticovid u blenë tre herë më shtrenjtë. Denoncimi: “Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë disa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organit tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta. Ndër 12  kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara. Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij. Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie. Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj të vogël, duhet ta keni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.”