Nisma Thurje dorëzon padi në SPAK për përgjimet e anti-mafias italiane

181
Sigal

Nisma Thurje ka dorëzuar një padi në SPAK në lidhje me përgjimet e bëra nga anti-mafia italiane, ku ndër të tjera, persona të lodhur me Ndragetan, flasin për investime në sektorin e ndërtimit, leje ndërtimi në Tiranë dhe korrupsion në shëndetësi.

Në përgjime përmenden zyrtarë shqiptarë, të cilët sipas mafiozëve, korruptohen me 20 përqindësha, sallamëra, djath, etj.

“Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë se ende se SPAK nuk do t’i marrë të gjithë ato para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkueshmërisë. Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale SPAK nuk duhet të priste por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut por ‘ujkun’ ata e kanë pasur këtu”,-u shpreh Endri Shabani i Lëvizjes Thurje.

Nga ana tjetër, Pano Soko u shpreh se rritja e çmimit të apartamenteve dhe hapësirave të biznesit është i palogjikshëm me kushtet e tregut.

“Ata që e pësojnë nga rritje e çmimeve që u bëjnë apartamenteve në mënyrë të palogjikshme. Qytetarët nuk arrijnë të përballojnë çmimet e rrezikshme.Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin”, – tha Soko.