Presidenti Ilir Meta: Mazhoranca bën edhe palën edhe arbitrin në fushë, po kërkon të imponohet përmes marifeteve

48
Sigal

Presidenti Meta është i fuar sonte në televizionin “6+1 Vlora” ku tha se qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë.

“Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje per te prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.
Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime”,- tha kreu i shtetit.