Rajna Kovaçi: Gratë lidere që u përballën me covid-19

415
Sigal

Gratë lidere nëpër botë që u përballën me sukses me koronavirusin

Kërkoni shembuj për liderë të vërtetë që u përballën me sukses gjatë krizës? Fillojnë nga Islanda deri në Tajvan, nga Gjermania deri në Zelandën e Re, shembujt pozitivë “shikojnë ngado”. Shumë shtete u përballën me shumë sukses kundër koronës, duke ditur si ta zhvillonin strategjinë e duhur kundër kësaj beteje të ashpër. Tashmë gjenden në frontin final duke e kaluar me sukses këtë krizë të tmerrshme të shëndetit. Padyshim ato u vunë në krye të betejës, privilegji i të qenurit nëna, zonja, bija, nikoqire të afta, familjare të shkëlqyera, lidere të vërteta të shteteve të tyre, i nxorrën në krye me shumë sukses. Pra të qenurit grua, ka vlera të jashtëzakonshme, edhe triumfi ndaj kësaj pandemie i tregoi hapur vlerat e këtyre lidereve. E përgjithshmja që i karakterizon këto shtete janë lideret e tyre gra. Shumica mund të thonë se bëhet fjalë për shtete të vogla si dhe ishuj, por nuk është e vërtetë. Psh. Gjermania është një shtet shumë i madh me një  ekonomi pararojë, me shëndetësi të nivelit më të lartë, Zelanda e Re është ishull, sikurse edhe Britania e Madhe, por rezultatet i ka krejtësisht të ndryshme. Mendja e tyre krijuese dhe e kthjellët, mirësia, dhembshuria e tyre, niveli i ulët i korrupsionit, dashuria ndaj njerëzve dhe atdheut si dhe të tjera, i bën ato t’ia dalin në krye me sukses.  Por çfarë na mësojnë këto Zonja?

E Vërteta

Angela Merkel, Kancelarja Gjermane, u rendit që në fillim në krye të betejës, me qetësi, prakticitet, mençuri, dhe ju kthye bashkëatdhetarëve duke ju thënë, se kjo është një sëmundje serioze, e cila do të infektojë  70% të popullsisë. Ajo bëri paralajmërim masiv ta pranojnë si virus serioz, më pas dha shembullin e saj personal, që e ndoqën të gjithë. Testimi filloi që në fillim. Gjermania  i kapërceu fazat e pandemisë pa  mohim, pa zemërim, shumë ndryshe nga shumë vende të tjera, po të duam ta krahasojmë me to.

Shifrat  e tyre janë shumë më pozitive dhe shumë më  të ulëta se ato të fqinjëve të tyre europianë. Ka madje shenja lehtësimi të kufizimeve në vend relativisht shpejt.

 

Tajvani gjithashtu u dallua si një vend me një përgjigje të shpejtë dhe mjaft të ndjeshme, të mbështetur nga Presidentja e rizgjedhur Tsai Yingëen. Qysh në janar, në shenjat e para të një sëmundjeje të re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen pa përdorur bllokimin e të gjithë vendit. Aktualisht vendi po dërgon 10 milionë maska ​​mbrojtëse në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Qartësia dhe vendosmëria gjithashtu e kanë shpëtuar Zelandën e Re nga stuhia. Jacinda Ardern u imponoi vetë-izolim njerëzve që hynin në Zelandën e Re, çuditërisht shumë herët, kur kishte vetëm gjashtë raste në vend. Pas pak, kufijtë u mbyllën për të huajt. Që nga mesi i prillit, Zelanda e Re mburrej me vetëm 4 vdekje dhe nuk ka përkeqësim të gjendjes.

Teknologjia

Islanda, nën drejtimin e Kryeministres Katrin Jakobsdotir, siguroi për popullin e vet teste falas të koronavirusit, pa pritur shfaqjen e simptomave aktive. Në vendin e saj janë testuar deri më sot pesë herë më shumë njerëz se në Korenë e Jugut, ka ngritur një sistem gjurmimi të thelluar. Dhe çfarë është një fakt shumë i rëndësishëm, që shkollat ​​dhe restorantet nuk janë mbyllur kurrë deri më sot.

Sana Marin- ishte kryeministrja më e re në botë, kur u zgjodh dhjetorin e kaluar në Finlandë. Ajo vendosi të zhvillojë luftën kundër krizës së koronavirusit përmes rrjeteve sociale. Duke qenë e ndërgjegjshme që jo çdo njeri e lexon shtypin, Finlanda ftonte çdo njeri me influencë të të gjitha moshave që të përhapnin informacione dhe fakte të ndryshme për koronën.

Dashuria

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, kishte një ide novatore të fliste me fëmijët direkt  dhe të mbante anën e tyre. Solberg mbajti një konferencë shtypi  të veçantë në prani edhe të prindërve. Ajo iu përgjigjej të gjitha pyetjeve të fëmijëve nga i gjithë vendi, gjithashtu ajo u kushtoi një kohë të konsiderueshme dhe u shpjegoi gjerë e gjatë, përse nuk ka asgjë të keqe të ndihesh i frikësuar dhe çfarë duhet të bësh. Kush do ta merrte me mend se udhëheqësit mund të tingëllojnë ashtu? Kujt i kalonte nëpër mend që një lidere do të ndërmerrte një inisiativë të tillë?