Prof.Dr.Elmaz Sherifi: Më 25 prill, socialistët do ta braktisin masivisht “Rilindjen” e Ramës

454
Sigal

Ekskluzivisht për “Telegraf” me  Prof.Dr.Elmaz Sherifi, Ish-anëtar i Kryesisë së socialistëve dhe  ish -ministër i PS-së

Presidenti Meta është në funksionin e tij kushtetues e ligjor. Qetësinë ia ka prishur me kohë mazhorancës, e cila mori edhe nismën e shkarkimit, duke ia përmirësuar shumë imazhin e tij, pasi e fitoi institucionalisht  betejën, duke e detyruar “Rilindjen” të terhiqet me “bishtin në shalë”

 Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish -ministër i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf”,  pohon se kryeministri Rama në tërë ditët e muajit, në gjithë muajt e vitit sillet si të bëjë fushatë elektorale, nuk qeveris, nuk ka program, duke venë shtetin në shërbim të tij, ngaqë autoriteti i Ramës është rrënuar brenda partisë dhe votuesit nuk e besojnë më. Prof. Sherifi, duke skanuar urdhërin e kryeparlamentarit Ruçi, që  Gjykata  Kushtetuese të fuksionojë në 1 janar 2021, thotë se amzhoranca  është fajtore që shkatërroi  këtë Gjykatë dhe se tani “Asnjë procedurë e sajuar, nuk i shërben krijimit të institucioneve të “Drejtësisë se Re”!”.  Prof. Sherifi, pohon se Presidenti i Republikës Ilir Meta është në funksion të Kushtetutës dhe Ligjit dhe qëndrimi i tij kushtetues e ka detyruar “Rilindjen të tërhiqet me “bishtin në shalë” nga qëllimet e saj për të kapur të gjitha pushtetetet.

-Prof. Sherifi, kryeministri Rama, duke filluar zyrtarisht fushatën elektorale, kërkoi nga kryebashkiakët e vet dhe nga deputetët të “sigurojnë” 800 mijë vota dhe 74 mandate në zgjedhjet parlamentare të 35 prillit 2021. Si do t’i sigurojnë kryebashkiakët këto vota?

– Në fakt, kryeministri ynë, gjithë ditët e muajit, dhe në të gjithë muajt e vitit, sillet politikisht, sikur të jetë në fushatë zgjedhore. Shqiptarët e kanë ndjekur “live” kur kryeministri u kërkoi ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të grumbullojnë 800 mijë vota më 25 prill 2020. Me këtë rast ata duhet të kuptojnë përse brenda 24 orëve futi në parlament “listarët” dhe përse i zhvilloi zgjedhjet vendore pa opozitën. Të gjitha veprimet janë në funksion të dëshirës për ta marrë mandatin e tretë. Sipas filozofisë së tij politike, shteti duhet të jetë në shërbim të tij, pasi si e ka thënë publikisht në Shqipëri “nuk ka më të mirë se ai”!

 

Rama i mobilizon institucionet e shtetit në shërbim të fushatës së tij elektorale dhe nuk shfaqet si kryetar partie, pasi e di që autoriteti i tij brenda partisë është rrënuar dhe besimi te votuesit është në gjendjen më kritike

– Sipas Jush, pse kryeministri Rama nuk iu drejtua popullit, elektoratit, zgjedhësve të Partisë Socialiste, për të kërkuar një mandat të tretë?

– Një politikan serioz nuk mund përdorw autoritetin e kryeministrit dhe as nuk mund të verë institucionet e shtetit, në funksion të zgjedhjeve. Por, Rama i mobilizon ato dhe nuk shfaqet si kryetar partie, pasi e di që autoriteti i tij brenda partisë është rrënuar dhe besimi te votuesit është në gjendjen më kritike.

Rama ka vite që nuk respekton partinë. Atë ka ditur  ta përdorë për tw siguruar vota, ndërsa ministra, deputetw, kryetar bashkie e drejtorw të përgjithshëm, ai ka zgjedhur “rilindas”, ata që i shërbejnë me besnikëri

Prof. Sherifi, Ju keni qenë në instancat më të larta të PS-sw, prandaj do kishte interes të na thoni: Pse kryeministri Rama përzgjodhi për drejtues politikë në qarqe për të drejtuar fushatën elektorale, pikërisht ministra dhe ish ministra, të cilët janë denoncuar dhe akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe janë protagonistë të dosjeve 184 dhe 339 të krimit elektoral?

– Rama ka vite që nuk respekton partinë. Atë ka ditur  ta përdorë për tw siguruar vota, ndërsa ministra, deputetw, kryetarw bashkie e drejtorw të përgjithshëm, ai ka zgjedhur “rilindas”, ata që i shërbejnë me besnikëri. Shqiptarët i kanë dëgjuar si ata shprehen publikisht ,”talenti” ka aftwsi tw “zgjedhw talente”. Talentet, në shumicën e tyre janë të regjistruar në dosjet që citoni, prandaj ata janë të detyruar të “zbatojnë strategjinë” e zgjedhjeve të kaluara, që sipas tyre, mund t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor.

Si ish- kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, si e analizoni Urdhërin e prerë të  kryeparlamentarit Ruçi që më 1 janar 2021, të funksionojë Gjykata Kushtetuese? A mundet kryeparlamentari të urdhërojë Institucione si Presidenca e Republikës, KED, KLP, KLGJ?

– Kryetari i Kuvendit, Ruçi ka përdorur një fjalor popullor, për të krijuar “me hir a me pahir” Gjykatën Kushtetutese. Terminologjia nuk mund të jetë në “gjuhën” e Kryetarit të Kuvendit. Gjykata  Kushtetutese  duhej të ishte krijuar, pasi opozita që konsiderohej penguese, ka dy vjet që nuk ndodhet në parlament. Por, ajo duhet të krijohet vetëm në perputhje me dispozitat kushtetuese dhe sipas procedurave legale. Asnjë procedurë e sajuar, nuk i shërben krijimit të institucioneve të “Drejtësisë se Re”!

Shumë analistë, opinionistë nëpër televizione kultivojnë opinionin se Edi Rama nuk është diktator, por kryeministër i keq, kur dihet që shumë ligje të tij që janë miratuar nga ky Kuvend, kanë cenuar Të Drejtat e Njeriut, censurojnë Fjalën e Lirë, marrin kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës, ka bërë zgjedhje moniste vendore në kundërshtim me Kushtetutën, ka një  parlament të gjymtuar, ligje të cilat i kanë  kritikuar dhe rrëzuar BE, Komisioni i Venecias. A është një diktator kryeministri Rama?

– I kam dëgjuar opininistët. Kanë mangësi të theksuara të kulturws demokratike dhe janë shumë larg filozofisë së jurisprudencës për shtetin e së Drejtës. Është marrëzi, të mendosh se mund të ketë diktator të tipit të shtetit të Diktaturës së Proletariatit, në demokraci. Politikanwt, qw nuk respektojnw kushtetuteshmwrinw dhe nuk zhvillojnw politikw institucionale, që imponojnë miratimin e ligjeve që cwnojnë liri e të drejta themelore të pasqyruara në Konventën Europiane të të drejtave të Njeriut, kanë mendësi diktatoriale. Rama ka dhënë prova se nuk i zbaton ato standarde, prandaj kanw ndërhyrë edhe Komisioni i Venecias dhe BE ka vendosur 15 kushte, që duhen plotësuar para se tw zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare, dhe ai përsëri deklaron se “nuk ka kushte”!

 

Sot opozita më e madhe, është shumica absolute e popullit, që po humbet edhe besimin te sistemi politik. Jo, fajin nuk e ka sistemi, por modeli “rilindas” i qeverisjes

Prof. Sherifi, dëgjojmë shpesh nga disa opinionistë, se opozita nuk ka alternativë, nuk ka program. Duke qenë se qeveria e kryeministrit Rama u cilësua së fundmi edhe nga Raporti i DASH-it si qeveria më e korruptuar në Ballkan, se Shqipërisë iu mohua për të tretën herë rradhazi nga BE hapja e negociatave për anëtarësim, duke qenë se në 7- vjetët e qeverisjes së Ramës më shumë se 500 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria për të emigruar, a duhet që në datën e votimit, votuesi të ketë alternativë zgjedhëse  se qeverisja e Ramës është e keqja më e vogël përballë opozitës që nuk ka alternativë qeverisjeje, siç duan të propagandojnë?

– Opinionistët përcjellin me besnikëri tezën e Ramës, se “opozita është fatkeqësia e vendit”. Kuptohet se ky kontigjent i shërben Ramës, ashtu si shumë të tjerë se “ky e ka katranosur”, por kush do të vijë, të cilët edhe kur nuk paguhen për ta thënë, i shërbejnë Ramws. Të gjithë më kujtojnë fjalimet e sjelljet e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut që tallej me opozitën dhe Zajevin? Një pyetje kam për ta. Ku është Gruevski, e sa qesharak është Zajevi, që fitoi, mandatin e dytë? Sot opozita më e madhe, është shumica absolute e popullit, që po humbet edhe besimin te sistemi politik. Jo, fajin nuk e ka sistemi, por modeli “rilindas” i qeverisjes.

– Prof. Sherifi, Ju si ish- deputet socialist, si ish- ministër socialist, çfarë mendimi keni për disa burime që po përhapen së fundmi, se Presidenti Meta mundet në 26 prill 2021 të ikë nga Presidenca e Republikës dhe të marrë postin e drejtuesit të qeverisë së re, me qëllim që të garantojë një zgjidhje më normale të krizës së thellë politike drejt rivendosjes së Rendit Publik dhe Rendit Kushtetues?

– Tani që Presidenti i Shqipërisë i dekretoi zgjedhjet, do të dëgjojmë edhe mjaft teza të tjera. Unë di, atë që shoh. Presidenti Meta është në funksionin e tij kushtetues e ligjor. Qetësinë ia ka prishur me kohë mazhorancës, e cila mori edhe nismën e shkarkimit, duke ia përmirësuar shumë imazhin e tij, pasi e fitoi institucionalisht  betejën, duke e detyruar “Rilindjen” të twrhiqet me “bishtin në shalë”.

– Faleminderit!