Ballina Aktualitet “Rikthehemi edhe më të fortë”, Ylli Ndroqi mesazh stafit të RTV Ora...

“Rikthehemi edhe më të fortë”, Ylli Ndroqi mesazh stafit të RTV Ora e Ora News dhe shikuesve

393
Sigal

Nga kjo e hënë (14 shtator) në RTV Ora dhe Ora News nis sezoni i ri televiziv, me rikthimin e emisioneve dhe nisjen e mjaft programeve të reja.

Për shkak të rrethanave ku ndodhet media, Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi përshëndet përmes një mesazhi jo vetëm stafin por dhe shikuesit duke i siguruar se asgjë nuk do të ndalë.

Madje duke përshëndetur ata me të cilët nisi udhëtimin 14 vite më parë, ai thekson se themelet e forta dhe të vështira të një gazetarie të lirë, tashmë janë kthyer në një kështjellë.

Ylli Ndroqi: Në këto vite ishim aty ku shumë nuk guxonin të shkonin dhe jo vetëm ngjarje që tronditën vendin, apo sollën ndryshime të mëdha, por dhe në problemet që çdo familje shqiptare ka.

E për këtë ju jam falenderues për themelet e një medie të fortë, për ngritjen e një gazetarie që shumë e duan.

Ne foto: Mesazhi i Presidentit te Yldon Media Group, Ylli Ndroqi

“Shumë menduan se do të gjunjëzoheshim“, shprehet Ndroqi, por nga kjo javë gjithçka rikthehet edhe më vrullshëm.

Ylli Ndroqi: Ora News do të vazhdojë të sfidojë jo vetëm të parët për lajmin e fundit. Por të ndjekë në detaj gjithçka kërkohet të mbahet e fshehtë, t’i jetë pranë çdo familje, të bëjë transparencë për atë çfarë ndodh pas vendimeve të pushtetit në shërbim të interesit publik.

Ndërsa RTV Ora, me larmishmërinë që ofron, ju siguroj do të vazhdojë të jetë televizioni i të gjithëve, jo vetëm në familje, por dhe pikë reference në çdo fushë.

Ne foto: Mesazhi i Presidentit te Yldon Media Group, Ylli Ndroqi

Për këtë ai falenderon gazetarët e të gjithë stafin e të dy televizioneve, për të cilët thekson se u shndërruan në burim frymëzimi jo vetëm për të, por për të gjithë shikuesit.

Ylli Ndroqi: Por kjo situatë do na bëj edhe më të fortë. Një eksperiencë që pak e kanë kaluar. Në këto vite jam munduar t’i jem pranë kujtdo nga ju. Kam dëgjuar e kam mësuar, jemi rritur së bashku.

Por sot jeni ju ata që treguat se themelet e forta të më shumë se një dekade më parë janë kthyer në një kështjellë të fortë të fjalës së lirë. E kjo më bën të mos ndalem.

Ne foto: Mesazhi i Presidentit te Yldon Media Group, Ylli Ndroqi

14 vite më parë, sfida për ndërtimin e një medie të lirë u konsiderua tabu, por Ndroqi shton se pikërisht përballjet e radhës me mazhorancën dhe politikën tregojnë që media di të rezistojë.

Ylli Ndroqi: Ndaj ju ftoj të jeni edhe më kurajoz, të thoni atë që të tjerët e thonë nën zëlartas.

Të ngrini shqetësimet që shqiptarët kanë, por që mediat e tjera i lënë të fshehura në sirtarë për shumë arsye. Të gjithë kemi nevojë për këtë. Ndaj ju falenderoj!

Ne foto: Mesazhi i Presidentit te Yldon Media Group, Ylli Ndroqi

Tags