Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, shprehet se ende nuk kemi një Raport Përfundimtar të Komisionit të Venecias, por edhe pjesët që u publikuan nga Opinioni i Komisionit të Venecias, siç thotë Prof. Dr. Sherifi, mbyllen në shprehjen habitore, përse u pyet “Venecia” kur Shqipëria ka Parlament dhe Gjykatë Kushtetuese?
Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kur nuk kemi një Raport Përfundimtar të Komisionit të Venecias, të gjitha mediat lexojnë pjesë të Draft Raportit të dërguar nga ky komision Kuvendit dhe Presidencës. Raporti është një leksion mbi Jurisprudencën dhe mbyllet me fjalinë habitore: “Nuk e kuptojmë se përse na kërkojnë ne mendim, kur kanë parlament dhe vendimin e merr vetëm Gjykata Kushtetuese”! Kështu e mbyll edhe unë leksionin me studentët e drejtësisë!






















