Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kanë humbur rrugën e arsyes

319
Sigal

Rama dhe “opozita parlamentare” kanë humbur rrugën e arsyes. Të dy palët janë hutuar nga nënshkrimi i Marrëveshjes së 5 qershorit dhe të shpërfytyruar po lëshojnë çdo ditë mesazhe dëshpëruese. Rudina Hajdari dhe Murrizi flasin në emër të demokratëve dhe duan “lista të hapura”. Po si guxojnë e moralizojnë në emër të tyre, kur partia që i vuri në “listat e mbyllura” mori vendimin ekstrem të largimit nga parlamenti, ndërsa këta listarë nuk e zbatuan vendimin politik dhe me bekimin e Ramës krijuan  “opozitën e besës”? Ky është amoralitet i pastër politik. Deputetët  Listarë  kanë të drejtën e tyre të shfrytëzojnë hapësirat ligjore e të flasin si deputetë të pavarur, por kurrësesi si përfaqësues të demokratëve. Rudina Hajdari e firmosi marrëveshjen, tani s’e pranon. Murrizi deklaroi në Kuvendin e Sajuar, se nuk e njeh Këshillin Politik. Përse të dy e kërkojnë zgjidhjen përsëri te institucioni që nuk e njohin, te Këshilli Politik? Kanë lajthitur?  Po Rama, ç’pati Gjigandi, që hoqi dorë nga Marrëveshja e 5 qershorit dhe e mban ” topin në këmbët e tij” ? Ai ia kishte lënë ta gjuante Luli? E shikoni si ecën i hutuar nga Parlamenti, te Pallati i Kongreseve dhe pranoi të bëhet anëtar me “votë konsultative” te Këshilli Politik? Sa qesharak  janë bërë para shqiptarëve. Nuk i dëgjojnë më, as Merkel e Pompeo, e as Parlamentin Europian, që me 532 vota kërkoi plotësimin e kushteve dhe as Budenstangun e Gjermanisë, por, ecin si të marrosur pas “zërave të sirenave” dhe zgjidhjen e kërkojnë te institucioni që nuk e njohin, te Këshilli Politik, aty ku kanë firmosur, por nuk e ” njohin” më, as firmën e tyre. Kuvendi i Sajuar është sovran, kumton edhe Rama. Por, zgjidhjen e kërkon te Këshilli Politik. Psikologët e kanë përgjigjen:- përse kanë lajthitur?  Kim, ka folur, tani vëzhgon e duke bashkëbiseduar me opinionistin Balla, lëshon mesazhe për nënshkruesit e marrëveshjes. Sipas saj, nuk mbahet peng gjëja e nënshkruar dhe këshillon, se “rrotacioni i pushtetit është domosdoshmëri, si qarkullimi i gjakut”. Kjo është frika, që shoqëron bashkëpunëtorët e aventurës politike, të cilët shqiptarët po e ndjekin si telenovelat turke!