Mbyllet Qafë Bota, kaos dhe në Kakavijë qindra shqiptarë e të huaj bllokohen në kufi

338
Sigal

Dogana greke ka ndaluar përkohësisht hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për shkak të një problem me sistemin PLF, sistemi për kontrollin e formularit të detyrueshëm të udhëtarit në kushtet e pandemisë.

Kjo ka krijuar radhë të gjatë dhe vonesa në këto pika.

Shqiptarët mund të udhëtojnë drejtë Greqisë përmes pikat kufitare tokësore të Kakavijës dhe Kapshticës prej 1 korrikut. Por të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe nuk janë rezidentë duhet të plotësojnë 48 deri në 72 orë para udhëtimit, një formular online për të regjistruar të gjithë të dhënat e tyre dhe vendqendrimin në Greqi.

Pas plotësimit të formularit online, udhëtari merr një e-mail konfirmimi me një barcode të cilin duhet ta tregojë para autoriteteve greke.

Udhëtarët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin nëse nuk paraqesin këtë barcode.
Udhëtarëve nuk do t´i kërkohen testimet e Covid-19. Policia do të përzgjedhë rastësisht udhëtarët që do të testojë në kufi. Nëse rezultojnë të infktuar me Covid-19, ata janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.