Prof.Dr. Enver Bytyçi: Soros si kreu i KOMINTERN-it të djeshëm

164
*
Sigal

Dushan Mugosha njihet nga historia si njeri prej dy te derguarve te Partise Komuniste Jugosllave për krijimin e Partisë Komuniste në Shqipëri. Kjo ndodhi ne vjeshten e vitit 1941 dhe Mugosha qendroi ne Shqiperi deri ne perfundim te Luftes se Dytë Botërore. Ky i dërguar jugosllav ne Shqipëri pranon ne nje liber me kujtime te botuar kohet e fundit se si kishte organizuar krijimin e PKSH-se dhe se si kishte ndikuar bashke me Miladin Popovic, Velimir Stojniq dhe Vikmanovic Tempon per te denuar Marrëveshjen e Mukjes e per te nxit luftën civile në Shqipëri. Nderkaq ai shpjegon rolin e tij dhe te te derguarve te tjere jugosllave per ta nxit Enver Hoxhen kundër atyre lidereve komunistë, të cilët nuk pelqeheshin prej jugosllaveve.Ndër ta përmend Sadik Premten, Anastas Lulon, e deri te Sejfulla Maleshova. Këtë të fundit ai e konsideron te rrezikshem per interesat e Jugosllavise (Serbisë), prandaj pranon vetë se i kishte kerkuar udheheqjes se PKSH eleminimin e tij. Por jo vetem kaq. Ai ne liber shpjegon me shkrimin e tij se si kishin nxitur e shpesh herë urdhëruar komunistet për larjen e hesapeve me elementin nacionalist në Shqipëri.

Vetëm për shpallje shqiptaresh “non grata” nuk flet! Kjo ndodhi në vitin 2021. Historia përsëritet pas 80 vitesh. Vetem se kësaj radhe nga përfaqesues të një vendi mik, të cilët askush nuk e di se kë përfaqësojne, vendin mik të shqiptarëve, apo kreun e “Kominternit” të sotëm, George Soros!