Erion Veliaj pret Presidentin e Federatës Botërore të Sportit Universitar

185
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Botërore të Sportit Universitar, Leonz Eder, me të cilin bisedoi për rritjen e bashkëpunimit në përfshirjen e studentëve në disiplina të ndryshme sportive, por edhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.Veliaj tha se një student i mirë nuk është vetëm ai që del me 10-ta, por dikush që di të luajë në skuadër, që aktivizohet me sport.“Kemi një fillim të mirë, por është vetëm gjysma e punës. Gjysma tjetër është të shtojmë sa më shumë disiplina që përfshihen në Federatën tonë të Sportit Universitar, sa më shumë universitete, jo vetëm publike, dhe jo vetëm në Tiranë. Vetëm atëherë mund të japim një diplomë universitare që, jo vetëm certifikon dijet shkencore që ka marrë një student, por certifikon edhe karakterin e tij. Të qënit në një skuadër sportive për çdo universitet në perëndim, po kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Europë, është një nga arritjet më të mëdha në CV”, tha Veliaj.Presidenti i Federates Botërore të Sportit Universitar, Leonz Eder, tha se është shumë e rëndësishme që edukimi të kombinohet me kulturën e sportit.