Ervin Salianji: Alibeaj pa tagër grupi po nxiton, ta ndajë në dysh grupin e PD

169
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji hedh poshtë pretendimet e Orjola Pampurit, se gjatë ditës së sotme ka pasur një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar.Sipas Salianjit një mbledhje e tillë nuk është bërë, dhe ka një nxitim të pajustifikuar nga ana e Alibeajt për t’u ulur në një tavolinë me Edi Ramën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit, ka një tentativë për ta ndarë grupin në dy, do të bëj çdo përpjekje për të komunikuar me demokratët, për të mos e lejuar këtë.

Dje kam komunikuar me përfaqësues të Rithemelimit dhe zotit Alibeaj, për të pasur mundësi që deputetët të kenë një takim, po kërkohet me ngulm një takim për presidentin, në një kohë që Rama e ka zgjedhur. Është një kurth që të keqpërdoren deputetët.

Kam pasur një komunikim me zotin Boçin, i cili ka kërkuar që mbledhja e kryesisë së vogël, të shtyhet në një moment tjetër të ditës, dhe është bërë ai komunikim i turpshëm. Nuk përfaqësohet qëndrimi i grupit.

Nuk ka pasur një mbledhje të tillë, nëse ka qenë ndonjë nga kryetarët e komisioneve në këtë mbledhje, ka një nxitim për ta ndarë PD-në, dhe për të caktuar një palë këtej një palë andej. Ka pothuajse 3 muaj që nuk funksionojnë mbledhjet e grupit, duan të na vënë damkën që jemi palë të njërit grup apo tjetrit.

Kryesia e grupit parlamentar, fakti që unë kam komunikuar me zotin Alibeaj, nuk besoj se ka ndonjë diskutim nëse njihet apo jo. Jemi në një nxitim të pashpjegueshëm, për çfarë? Pse është shqetësimi i demokratëve zgjedhja e presidentit që e ka vendosur Edi Rama. Ne nuk mund ti japim Edi Ramës kriteret se si të zgjedhë presidentin.