Eurodeputeti Beleri: Hakerimi i SPAK,  përgjimi i  Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e dënuar në shtetet e BE nuk mund të fshihen

 

Në lidhje me refomën në drejtësi, ai tha se vendimet e Strasburgut do të provojnë dështimin e saj. Pas 10 vitesh që reforma në drejtësi është në funksionim, ka shumë probleme që BE i njeh.Ka hetime që është hakeruar SPAK, përgjuar Gjykata Kushtetuese, ka gjykatës të dënuar në shtetet e BE, këto nuk mund të fshihen

NOA

Eurodeputeti Fredi Beleri e sheh të vështirë realizimin e investimeve në Sazan dhe Zvërnec. Në një intervistë u shpreh se shkak mund të bëhet ngërçi pronave. Është një zhvillim shumë i mirë dhe deri tani nuk ka asnjë euro investim të huaj në Shqipëri. Këta investitorë janë shumë strikt me procedurat.  Shteti shqiptar qëkur u hapën kapitujt e parë u zotua para vendeve të BE që në 2028 do të përfundonte regjistrimin e pronave dhe në 2030 do të ishin shpërndarë certifikatat. Nuk shikoj të jenë bërë hapa para. Pa tokë dhe pronë nuk ka zhvillim. Deri tani nuk ka asnjë euro të huaj të fushën e turizmit. Do të vija një bast që as ky investim nuk do të bëhet. Problem i tokave, problemi i pronës është një problem që shpresoj që qeveria ta ketë marrë seriozisht dhe brenda kuadrit kohor që ka firmosur me BE të mbarojë ky ngërç i madh që po i lodh shqiptarët që nga vitet ’60. Në Bashkinë e Himarës janë regjistruar vetëm 20% e pronave. Në të gjithë Shqipërinë vetëm 50%. Beleri u ndal edhe te zhvendosja e Kadastës së Vlorës në Tiranë, e cila sipas tij do të bëhet kosto për qytetarët pasi e-Albania nuk funksionon.

Kadastra e Vlorës ishte një nga më problematiket në Shqipëri. Rama tha që nuk ka të bëjë ku do të jetë kadastra se shërbimet merren nga e-Albania. Kjo nuk punon gjysmën e muajit. Do të vështirësohet akoma më shumë procesi i dhënies së titujve të pronësisë. Mendoj që kjo e vështirëson aksesin e qytetarëve në shërbim. E-Albania nuk funksionon. Unë nuk kam asnjë qytetar që merr titull pronësie pa vajtur në sportel, pa pasur një mik. Kur janë ndarë titujt e pronësisë është gjithmonë kryeministri i pranishëm.  Lidhur me fondet e digjitalizimit, Beleri tha se ato mund të pezullohen nëse BE gjen prova që është abuzuar me të dhënat e shqiptarëve.  Kam lexuar se BE do të bllokojë fondet e digjitalizimit. Nuk e di sa janë ato fonde. Nëse BE vërteton që të dhënat e shqiptarëve i posedon një grup i strukturuar kriminal nuk mund të financohet një institucion i tillë. Lidhur me fondet IPARD, Beleri tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë reformën që pret BE-ja. Siç e dini, fondet e bujqësisë janë problem edhe në vetë shtetet e BE. Është e vërtetë që fondet për Shqipërinë janë bllokuar. Duhet reformë nga ana e shtetit shqiptar. Deri tani nuk ka ndodhur.   Në lidhje me refomën në drejtësi, ai tha se vendimet e Strasburgut do të provojnë dështimin e saj. Shteti i së drejtës dhe pavarësia e pushteteve qëndron në themel të BE. Pas 10 vitesh që reforma në drejtësi është në funksionim, ka shumë probleme që BE i njeh, por nga ana tjetër nuk mund të mos mbështesë drejtësinë. Ka shumë gjykatës që për gjëra të mëdha janë në sistem dhe të tjerë që për pak kanë dalë nga sistemi. Ka me qindra çështje në Strasbug për gjykatës që kanë bërë më pak se ata që janë në sistem. Kur këto vendime të dalin atëherë do të bëhet e qartë se reforma në drejtësi ka dështuar. Ka hetime që është hakeruar SPAK, që është përgjuar Gjykata Kushtetuese, ka gjykatës të dënuar në shtetet e BE. Të gjitha këto nuk mund të fshihen. Sado e madhe të jetë nevoja, të gjitha këto probleme nuk mund të fshihen. Është e vështirë të bindet një i tretë që drejtësia është e pavarur.