‘U lanë në harresë’, OKB: 100 milionë persona në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë

150
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kritikuar pabarazinë e vaksinave, duke theksuar se barra e pandemisë COVID-19 ka prekur në mënyrë disproporcionale të varfrit.

Guterres tha se 100 milionë persona vuajnë nga varfëria që nga fillimi i pandemisë dhe se katër miliardë njerëz nuk kanë mbështetje sociale, kujdes shëndetësor dhe janë të papunë.

Një pabarazi e tillë, tha Guterres, “po krijon terren për dhunën dhe konfliktin”.

Një çështje kryesore, tha shefi i OKB -së, është se ndërsa bota e zhvilluar ka qasje në vaksina, kombet më të varfra u lanë në harresë.

Ai u bëri thirrje kombeve të mbështesin strategjinë globale të vaksinimit kundër COVID-19, e cila synon të vaksinojë 70% të njerëzve deri në vitin 2022.