Dr. Zekri Palushi:Pak shpjegime rreth vaksinave

311
Sigal

 

Ja si principet e ‘Kodit Nuremberg’,në lidhje me eksperimentimet njerëzore tregojnë se individët duhet të jenë të lejuar që të ndërpresin pjesëmarrjen e tyre, çdo kohë që dëshirojnë

Dr Zekri Palushi (MD)

 

Është i njohur fakti se,-për të krijuar dhe eksperimentuar një vaksinë të suksesshme, duhen më tepër se 5 vjet, -ndërsa këto vaksina u “eksperimentuan” dhe u prodhuan brenda 9 muajve.

Pa dashur aspak që të shtoj në panikun, frikën, apo konfuzionin e deritanishëm, rreth sagës covidjane, -më duhet të ndalem pak tek vaksinat,-roli tepër pozitiv i të cilave s’mund të mohohet.

Po kush janë këto vaksina,- që “në emër të ruajtjes së shëndetit tonë”, jo vetëm që po na jepen falas, (një falenderim shkon për këtë), -por, në një mënyrë-apo tjetër, -po detyrohemi, kundra vullnetit tonë, që t’i marrim ato, -sigurisht, nëse dëshirojmë që t’i kthehemi punës, dyqaneve, restoranteve, argëtimeve, rrugëtimeve brenda dhe jashtë vendit, …dhe vetë jetës normale, -apo -siç thuhet tani, -“normale e re”, (në normal), -një shprehje e re, -që ka hyrë në fjalorin e politikanëve, dhe po përdoret mjaft shpesh prej tyre.

Në parantezë, -dhe në shenjë kujtimi të veçantë për Dr. Shaqir Shehun,- po citoj një thënje të idhullit të tij,- George Orwell, -të nxjerrë nga novela 1984, -ku ai thotë se: “Ignorance is strength,”-pra “injoranca është forcë.” – Me këtë frazë satirizuese, ai përshkruan rolin e qeverisë në jetën tonë, -dhe se si, klasa sunduese mban fuqinë dhe kontrollin, -nëpërmjet mbajtjes së popullit në injorancë.

Po ky autor, në librin e tij “Animal Farm”, -(Ferma e kafshëve), -tregon se si fillon lëvizja komuniste, -pra, me biseda, -se si ata do të ndihmojnë njerëzit, -e se si, ata do t’i lejojnë njerëzit të marrin vendime për jetën e tyre.

Ky libër është i rëndësishëm, -sepse  na tregon rrezikun potencial që mund të kenë “qëllimet e mira.” -Në rastin tonë, kjo konkretizohet me dëshirën e madhe të qeveritarëve, që (në emër të mbrojtjes së shëndetit të popullit), -të kujdesen për shëndetin tonë. -Kjo duket pak qesharake, dhe shumë ofenduese, -sepse del sikur, ne se dashkemi vehten, -dhe se, -ne neglizhojmë shëndetin tonë, apo shëndetin e fëmijëve tanë!!!

 

Tani, le të kthehemi përsëri në temën tonë. -Kur elita burokratike deklaron se “Jeta për t’pa-vaksinuarit, do të jetë përfundimisht, shumë e vështirë,”- ata harrojnë se këto vaksina janë në fazën e tyre EKSPERIMENTALE, -dhe se ky vaksinim, mund të rezultojë në dëmtime të ndryshme, -bile dhe në vdekje.

Pse u dashka t’i fajësojme/demonizojmë këta vaksinë-refuzues, -kur ata thjesht, -janë duke pritur për përfundimin e rezultatit të studimeve, që të garantohen se këto vaksina janë të pa-dëmshme dhe efektive.

Pra, pse na duhet të rrezikohemi kur, -aq më tepër dimë se, vetëm në Australi, deri tani janë raportuar 560 vdekje të vaksinuarish, -një shifër kjo, vërtetë e madh, po t’a krahasojmë atë me 60 vdekje, që kanë ndodhur nga të gjitha llojet e vaksinimit, gjatë 40 vjetëve të fundit.

Është i njohur fakti se,-për të krijuar dhe eksperimentuar një vaksinë të suksesshme, duhen më tepër se 5 vjet, -ndërsa këto vaksina u “eksperimentuan” dhe u prodhuan brenda 9 muajve. -Këtë “sukses”, Christine Lagard, (presidentja e Bankës Qendrore të Europës), -në një bisedë me Klaus Schëab, (themelues dhe kryetar i Forumit Ekonomick të Botës (WEF),- ja dedikon GLOBALIZIMIT.

Kryetar i Zyrës së Zhvillimit të Vaksinave: “Vaksinat e prodhuara nga Teknologjia Moderne e Vaksinave, -pra jo si ato qe janë prodhuar deri tani, me viruse të gjalla apo të dobësuara, -nuk krijojnë imunitet steril, -pra s’mund ta mbysin virusin në trupin tuaj.

Por, le të kthehemi përsëri tek vaksinat tona eksperimentale, -që ndryshe quhen edhe investigational vaçines, -më së shumti,-ne aspektin detyrues të marrjes së tyre.

Ky akt detyrimi na sjell në kujtesë ‘Kodin e Nuremberg-ut, -të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky Kod, lidhet me gjyqin e parë, që u mbajt, nën Gjykatën Ushtarake të Nurenbergut,  -(Nuremberg Military Tribunals), në vitin 1947, -që njifet edhe si ‘Gjygjy i Doktorrëve’, – në at gjyq,- u dënuan 23 doktorë, -për krime kundra njerëzimit, -pra, për eksperimentet që kishin ndërmarrë në të burgosurit e luftës, pa vullnetin e tyre. Shumicën e këtyre eksperimenteve, – i kishin bërë në kampin e koncentrimit të Auschëitz, -ku shumica e të burgosurve ishin Jeëish, (Izrailitë). Këta të burgosur ishin damkosur me një numër në krah, -që më vonë do t’ju shërbente për t’i identifikuar pas vdekjes.

Në këtë gjyq, -7 prej doktorëve, u dënuan me vdekje, dhe vendimet në këtë gjyq, rezultuan edhe në krijimin e ‘Kodit Nuremberg’,- që përfaqëson 10 Principe Etike, -në lidhje me eksperimentimet njerëzore.

Shumicën e tyre po e rreshtoj më poshtë:

  1. Marrjen e miratimit, apo pëlqimit vullnetar, për pjesëmarrje në një eksperiment.
  2. Eksperimentet në njerëz duhet të bazohen në eksperimentet e mëparshme, të bëra në kafshë.
  3. Eksperimentet duhet t’i shmangen dëmtimeve fizike, dhe mendore.
  4. Asnjë eksperiment s’duhet të ndërmerret, nqs besohet se shkakton vdekje apo pa-aftësi fizike/mendore.
  5. Rrisku/rreziku kurrë s’duhet të kalojë/tejkalojë përfitimet.
  6. Njerëzit duhet të jenë të lejuar që të ndërpresin pjesëmarrjen e tyre në një eksperiment, çdo kohë që dëshirojnë.
  7. Shkencëtari përgjegjës duhet të jetë i gatshëm që ta ndërpresë eksperimentin menjëherë, në rast se gjatë eksperimentit ndodhin dëmtime, paaftësi të ndryshme, apo vdekje.

Siç shifet qartë,- principi kryesor i këtij Kodi, përshkruan kondita tepër strikte për të marrë një miratim vullnetar, -duke përfshirë atë që individi nuk duhet të ekspozohet, apo vihet para “ndonjë elementi force, mashtrimi, presioni, apo të tjera forma të fshehta force apo sforcimi.” -Dhe për më tepër, ato duhet të kenë “Njohuri të mjaftueshme, dhe t’i kenë kuptuar mirë, elementët e problemit të përfshirë.”

Nëse ballafaqojmë, principet e këtij Kodi, -me ç’farë po ndodh aktualisht, -unë si mjek, do të shqetësohesha shumë, -nëse do të këshilloja pacientët e mi, që të vaksinoheshin, pa kërkesën dhe vullnetin e tyre, aq më tepër, -kur të gjithë e dimë se këto vaksina janë në një fazë investigale, -dhe kjo dijeni, -është tepër kritike, -sidomos për ata doktorë, që me ndërgjegje, janë duke nxitur, dhe rekomanduar tek pacientët e tyre një gjë eksperimentale.

Po, – ç’farë janë vaksinat?

Me fjalën ‘vaksinë’, -kuptojmë një pregatitje,- (që zakonisht përmbanë mikro-organizma të vdekur, ose të dobësuara, -e që këto, mund të jenë viruse ose bakterie), -që përdoren për të stimuluar përgjigjen e sistemit imunitar të trupit, -kundra sëmundjeve të ndryshme. Zakonisht jepen në formë injeksioni, -por mund të jepen edhe me pika nga goja, -apo spray/spërkatje në hundë.

Kemi dy lloje vaksinash:

1 –Vaksinën sterile, -që njifet edhe si ‘imunitet i pastërt’ (sterilisig immunity). Kjo lloj vaksine, nuk e lejon virusin që të hyjë n’qeliza, e të shumëzohet, -pra kjo lloj vaksine, –na mbron plotësisht prej një infeksioni, -qoftë ky viral, apo bacterial.

Në grupin e vaksinave, që na mbrojnë kundra infeksioneve virale, -mund të përmendim: MMR (Fruthi/Shytat/Rubeola), Variçela (chicken pox), OPV (Poliomyeliti), Hepatiti A, dhe B, etj.

Ndërsa nga vaksinat që na mbrojnë kundra infeksioneve bakteriale, mund të përmendim: Tetanozin, Difterinë, Kollën e mirë, sëmundjet pneumocoçale, etj.

Infeksioni viral me Covid-19, -krijon një imunitet të pastërt, (“strilising immunity”), -pra, një lloj si ai që krijohet prej vaksinave të lart-përmendura.

2- Vaksina jo-sterile, (non-sterile vaksines), -janë ato vaksina që prevenojnë sëmundjen, por jo infeksionin. Kjo do të thotë se ju, -edhe pse të vaksinuar, -nuk jeni imunë, -pra, virusi infekton trupin tuaj, dhe shumëzohet aty, – pra ju mund të sëmureni për vehte, dhe të infektoni edhe të tjerët. Në këtë grup perfshihen vaksinat e deri-tanishme kundra Covidit, -pra ata janë “Jo sterile”.

Megjithatë, -unë s’kam një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e vaksinave apo virologjisë, -prandaj, për të sqaruar më mirë, këto probleme, po sjell në këtë shkrim, –shqetësimet, dhe thirrjet e dy ekspertëve të kësaj fushe,- nga më të njohurit në botë:

Dr Geert Vanden Bossche, -me gradë PhD në Virologji, të mbrojtur në Universitetin Hohenheim të Gjermanisë,- ekspert vaksinash,- (që më parë ka punuar edhe për Fondacionin Bill & Melinda Gates),-pa hyjë n’detaje të CV-s së tijë, -ja vlen të përmendet se ai ka punuar edhe në Qendrën e Kërkimeve Infektive në Cologne të Gjermanisë, -si Kryetar i Zyrës së Zhvillimit të Vaksinave, dhe po kështu, -ai ka punuar ne disa kompani vaksinash, si: GSK Biologicals, Novartis Vaçines, Solovay Biologicals, etj.

Pra, – ky autoritet i pa-diskutueshëm në fushën e virologjisë dhe vaksinave, -ka bërë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të Programit të Vaksinimit për COVID (covid vaçine program). -Ai vazhdon duke shpjeguar se: “Vaksinimi Masiv, në mes të pandemisë, -predispozon selektimin dhe adaptimin e varjanteve immune që shpëtojnë, e që karakterizohen nga rritja e infektshmërisë, dhe rrezistencës ndaj anti-trupave që janë specific ne xhëmbat dallues të Covid-it, -si pasojë, zvogëlojnë mbrojtjen, në të vaksinuarit, -dhe kërcnojnë të pavaksinuarit. Ai, vazhdon me shpjegime të detajuara teknike, duke thënë se: “Vaksinat e prodhuara nga Teknologjia Moderrne e Vaksinave, -pra jo si ato qe janë prodhuar deri tani, me viruse të gjalla apo të dobësuara, -nuk krijojnë imunitet steril, -pra s’mund ta mbysin virusin në trupin tuaj. Dhe siç po raportohet me bollëk, nga literatura dhe social media, -të vaksinuarit, jo vetëm që shpërndajnë variantet e Sars-CoV-2, por zhvillimi i infeksioneve symtomatike është në rritje. Po përfundoj me një paragraph të këtij autori, që thotë se: “Megjithëse shumë publikime shkencore kanë theksuar vazhdimisht rolin kryesorë natyral të anti-trupave specificë multipathogjen, në mekanizmat mbrojtëse të imunitetit natyral, -shumica e vaksinologjistëve, virologjistëve dhe epidemiologjistëve, nuk duhet të jenë në dijeni të rëndësisë funksionale të këtyre anti-trupave. (vazhdon me shpjegime tepër teknike, ndaj s’po e komplikoj më tepër).

Nërsa virologu Francez, –fitues i çmimit Nobel, -Dr Luc Montagnier, (që ka zbuluar virusin e SIDËS,- AIDS), etj., etj. – thotë se: “Nuk ka justifikim legjitimues për një shtet policer mjesor, te lëshojë “vaksina” për SARS-COV-2 virus, shkaktar i Covid-19, -ndrkohë që është e ditur se këto gjëlpëra ndihmojnë në krijimin dhe shperndarjen e varjanteve të reja të kësaj sëmundje, -në të, e t’pa-vaksinuarit, -gjë që do t’na qojë drejt një fatkeqësi.

Më tej ai vazhdon duke thënë se, “Ky është një gabim vigan, -si shkencorë, ashtu dhe mjekësor. Ky është një gabim i pa-pranueshem,… -injektimi i njerëzve me kemikale që lidhen direkt me virusin qarkullues, do ta bëjë edhe më keq këtë problem, -ne tashmë, pas-injeksioneve, jemi duke parë të njejtën gjë, -në t’gjithë botën, – varjantet e reja, janë prodhim dhe rrezultat i vaksinimit.”

Ai shpjegon se: “vaksinimi massive në mes të një pandemie, është i prirur për promotimin e varjanteve që i shpetojne imunitetit, dhe rrisin infeksiozitetin së bashku me rrezistëecën ndaj anti-trupave që janë specific në xhëmbat/ferrat (spikes) të covid-19. Janë anti-trupat qe prodhohen prej virusit, qe mundëson infeksionin te bëhet më i fotrë”.

Kjo tashmë shpjegon se pse, Programi Masiv i Vaksinimit të OBSHs, -jo vetëm që s’është në gjendje të prodhojë herd immunity, (pra imunitetin që krijohet në një popullsi nga infektimi me një virus, -siç është edhe ai me Covid-19), -por, bile çon drejt një erozioni substancial të kapacitetit imun-mbrojtës të popullsisë. Nuk po zgjatem më tepër në sqarimet e tij të karakterit teknik, -por ja vlen të vazhdoj me rrekomandimet e tij, ku thotë se: “që të pakësohet dramatikisht përqindja e infektueshmërisë virale, …, duhet që menjëherë të ndalohet Programi i këtij Vaksinimi Masiv, -dhe kjo të zevendësohet me shpërndarjen e chemoprophilacticve anti-viral, -siç janë Ivermectin-a, dhe Hydroxychloroquina.

Bazuar në eksperiencën e gjatë, dhe gjykimin tim mjekësor, -çelsin e kësaj “pandemie,” mund ta gjejmë në slloganin, -tashmë të njohur, “Build Back Better” –(Ndërto/Përsëri/Më mirë), -që politikanët tonë, -të frymëzuar nga OKB, dhe Forumi Ekonomik Botror, -kanë filluar ta përdorin fare hapur, -dhe pa rrezerva.

Christine Legard, (që e përmendëm pak më sipër), -në vazhdim të bisedës me Klaus Schëab, -vazhdon duke thënë se: “Unë mendoj se bota ku ne jetojmë, do të mbajë turpin e COVID-19. Me këtë dua të them se, -s’do të lëvizim apo udhëtojmë në të njejtën mënyrë/rrugëve, si kemi bërë më parë, (pra jo më shkue për pushime). Ne ndoshta nuk do të shoqërohemi, dhe të jemi afër me njëri-tjetrin si më parë, (pra duhet t’largohemi me njëri-tjetrin, njerëzit tone, shokët e miqt). Dhe ne ndoshta duhet të përqëndrohemi në një mbrojtje ma të mirë, të biodiversitetit, dhe klimes, (pra duhet të sakrifikojmë vehten, -në dobi te kafshëve, bimëve, dhe klimës). Ndersa Klaus Schëab, ndër të tjera theksoj se: “…revolucioni industrial, -i njoftur si, Industry 4.0,-do të ndryshojë IDENTITETIN tonë!!!

Po e mbyll këtë shkrim duke ju kujtuar se,-biseda e tyre, përputhet plotësisht me agjendën elitike, -në drejtim të krijimit të,- (Në World Order), -pra, një QEVERI TOTALITARIA NE BOTRORE.

-Bashkëpunëtor i gazetës Dielli, -për rubrikën ‘Këshilla Mjekësore)*