Prof. Dr. Arben Malaj: Mandatet e larta qeverisëse (nuk) janë si autoshkollat e palicencuara, ku shoferi e kursanti kanë të njëjtin problen

286
Sigal

Ja pse mandatet e larta qeverisëse nuk janë si autoshkollat e pa licensuara, ku shoferi dhe kursanti kanë të njëjtin problem, nuk dinë ta ngasin makinën e rëndë shtetërore. Kjo oponencë e shkëlqyer e Erionit, është një udhërrefyes për atë që Shqipëria duhet të bëhet më mirë për ta mbështetur Kosovën në sfidat e saj jo të lehta shtete-formuese dhe të njohjeve ndërkombëtare. Zv. ministri Caka nuk duhet ta përdor kohën në takime ndërkombëtare për të treguar sa libra ka lexuar, por sa shtete të reja hoqën kufizimet për lëvizjen e lirë të Kosovës? Sa shtete të reja po e njohin Kosovën si shtet i pavarur, siç e njohën menjëherë SHBA dhe 22 vende të BE-së? Zëvëndësministri Cakaj duhet të imponojë qeverinë Rama të bëjë reformat që nuk e pengojnë më çeljen e negociatave. Ai duhet të shqetësohet me konkluzionin e FT-së,  se nën drejtimin e Shqipërisë,  lidershipi i OSCE-së, ndodhet në kaos. Ja pse mandatet e larta politike në qeveri nuk janë si autoshkollat e pa licensuara, ku dhe shoferi dhe kursanti kanë të njëjtën mangësi të përbashkët, nuk dinë ta ngasin makinën e rëndë shtetërore.

 Erion Malaj : Disa pyetje për Ministrin në detyrë të Europës dhe Punëve të Jashtme, zotin Gent Cakaj

 Pikë së pari, a e keni vënë re se në laptopin tuaj dhe një nga kompjuterat e zyrës, nuk ekziston në hartë vendi juaj i origjinës, Kosova? Së dyti, a e keni vënë re sa persona publikë si Dua Lipa, Rita Ora etj., kanë çuar zërin dhe kanë firmosur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë, ashtu si i takon? Së treti, a e dini se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dërguar shkresë zyrtare për këtë ofendim që i bëhet vendit? Së fundmi, duke qenë se për ju thanë se ishit një ndër njerëzit më inteligjentë që na paska bota, (dhe pse Naimi po të ish gjallë do t’i kish thënë nja dy fjalë !), ju lutem na tregoni çfarë keni bëre ju për të ndikuar që Kosova të jetë në hartën e sistemeve IOS, si shtet sovran dhe i pavarur. Unë kam besim se ju keni ngritur zërin me shkresa zyrtare drejtuar « Apple » ashtu si ka bëre kolegia juaj e Kosovës, ndaj ju ftoj t’i publikoni. Nëse keni patur punë më të rëndësishme se kjo, atëherë duhet të rishikoni prioritetet dhe filloni të mbroni interesat kombëtarë dhe ato të trevave Shqipfolëse me vepra dhe jo me foto, as me fjalë.