Prof. Arben Malaj: Arroganca e Ramës vjen nga frika e hajdutërisë që ka bërë mbi financat

207
Sigal

Ish-ministri socialist Prof. Dr. Arben Malaj, kritikon ashpër  kryeministrin Rama dhe e quan atë të paaftë, arrogant dhe të babëzitur për para e pushtet. “Ky mentalitet dështakësh të frikësuar, kjo arrogancë, kjo babëzi dhe ky banalitet e ka fundin shumë afër. Mbështesni çdo protestë paqësore që ta shpëtojmë Shqipërinë nga hungurinat vdekje- ndjellëse të ‘rilindasve’ të pangopur për para dhe pushtet kriminal”,  shkruan Prof. Dr. Arben Malaj.  Ish-ministri e quan fjalorin e Ramës ndaj opozitës, fjalor rrugaçëror. “Ky fjalor rrugaçësh nga kryeministri më i paafti, më arroganti dhe më i babëzituri i Shqipërisë post komuniste, është prova e qartë se kush na qeveris dhe përse varfërohemi përditë. Na qeveris një tufë hungëruesish që nuk i kanë lënë pjesë pa i shqyer Shqipërisë tonë të shkretë. Kërkoni në Internet dhe këtë gjuhë halabakësh dhe shpirtzinj ndaj popullit opozitar, nuk e gjeni asgjëkundi përveçse në republikat e bananeve të neodiktatorëve. E përbashkëta e parë e këtyre liderëve ballkanikë është se pushteti i tyre karakterizohet nga babëzia, pangopësia dhe arroganca e tyre. Këta liderë me tendenca deri neodiktatoriale mendojnë se s’ka asnjë forcë në botë që i “shkul” nga pushteti. Çausheskun e “shkuli” nga pushteti në kulmin e madhështisë të tij një grua e moshuar, që guxoi dhe tha i “Ju jeni gënjeshtar”.  Por në vend që liderët politikë të angazhohen për të rritur liritë ekonomike e politike, rritjen e barazisë së mundësive dhe shpërndarjen më të drejtë të përfitimeve ekonomike, ata shpesh janë viktima të instinkteve për pushtet absolut, që i korrupton edhe ata vetë në mënyrë absolute. – shkruan Prof. Dr. Arben Malaj.